Ne tetor del ne shitje televizori i pare me rezolucion 8K
Sharp ka bërë publike planet për të shitur një ekran televiziv 8K në Tetor. Edhe pse disa kompani kanë zhvilluar rezolucionin “super hi-vision”, ky është i pari TV i tillë që do të jetë në dispozicion për t’u shitur.
Formati 8K ofron 16 herë më shumë piksela 1080p, me rezolucion të lartë. Ajo krijon një imazh në mënyrë të detajuar sa që mund të shfaqet në formën tre-dimensionale. Megjithatë, çmimi i lartë ka të ngjarë të kufizojë shitjet.
Televizori Sharp LV-85001 do të ketë ekran 85 inç me rezolucion 7680 x 4320 pikselë dhe densitet 104 pikselë për inç. Sipas kompanisë, proporcioni i kontrastit të panelit IGZO është 100,000:1 me kënd të pamjes 176 gradë. Ky televizor do të shitet tek bizneset duke filluar nga 31 tetori. Ai do të kushtojë 133 mijë dollarë.
Interesi pritet të vijë kryesisht nga transmetuesit dhe kompanitë e tjera të përfshira në testim. Përmasat relativisht të vogla të shtëpive në Japoni do të thotë se shumë familje nuk do të jenë të interesuar për këtë. Për shkak të kufizimeve teknologjike, pronarët e Sharp LV-85001 do të duhet të përdorin teknologji të reja për të përfituar nga aftësitë e tij të plota.
Përmbajtja 8K dhe kamera 8m janë ende të rralla, raporton agjensia japonezë e lajmeve AV Rights Watch, e cila sugjeron se produkti mund të përdoret në spitale për tu siguruar kirurgëve një imazh më të saktë për skanimet dhe rezonanacat, të cilat përmbajnë detaje të njëjta si një foto 33.2 megapixel.