×
Secondary Adv

Manteli i padukshem i Harry Potter behet realitet!

Share on Google+

Manteli i padukshëm është një ndër elementët kryesor të shkencës fiksion dhe fantazisë, duke nisur nga Star Trek e deri tek Harry Potter, por shumë shkencëtarë janë duke punuar që ta zhvillojnë një teknologji të tillë.

 

 

 


Aktualisht, ekspertë nga Kalifornia kanë projektuar atë që ata e kanë quajtur “manteli i padukshëm super i hollë”, që mund të përputhet në formën e një objekti dhe të bëhet i padukshëm nga drita. Për momentin ky lloj manteli është në një madhësi mikroskopike, por parimet mbrapa kësaj teknologjie do të mundësojnë shumë shpejtë që një mantel të fshehë prapa vetes gjëra edhe më të mëdha.


Shkencëtarët nga Departamenti Amerikan i Energjisë Lawrence Berkeley dhe Universiteti i Kalifornisë kanë projektuar një “mantel” 80 nanometra të hollë. Ata e mbështollën atë me një objekt 3D përreth – sa madhësia e disa qelizave biologjike, në mënyrë që objekti të jepte pamje të padukshme kur manteli aktivizohej.

 


Sipërfaqja e mantelit është projektuar për të reflektuar valët e dritës në mënyrë që kur manteli të aktivizohët, objekti të bëhet i padukshme nga zbulimi optik. Kjo ndodh falë shpërndarjes së dritës, nga të dukshme në infra të kuqe dhe X-ray, dhe ndërveprimi i saj me materien e bën të mundur për të fshehur objekte.
Dhjetë vitet e fundit, Profesor Zhang dhe ekipi i tij hulumtues kanë qenë duke studiuar ndërveprimin e dritës me metamaterialet si edhe menaxhimin e kurbës së dritës në drejtim të kundërt.

 


Hulumtuesit thanë se manteli gjithashtu mund të shndërrohet  ‘on' ose 'off' thjesht nga kalimi dhe polarizimi i nanoantenave optike. Aftësia për të manipuluar ndërveprimet midis dritës dhe metamaterialeve ka përdorime shtesë. Për shembull, ajo mund të përdoret për rezolucion të lartë optik dhe kompjutera super të shpejtë. Hulumtimi është publikuar në revistën Science.


Më të lexuarat