Shtepi per te pastrehet, ja zgjidhja qe ofron arkitekti britanik!
Arkitekti britanik James Furzer kishte një ide inovative për të siguruar strehim, për të pastrehët që jetojnë në rrugët e Londrës. Ai krijoi pods (shtëpiza) gjumi të bashkangjitura me ndërtesat e tjera për të shërbyer si strehim i përkohshëm për ata që kanë nevojë.
Projekti i quajtur “Shtëpi për të pastrehët”, fitoi çmimin e 5000 eurove në konkursin “Space for New Visions”. Kapsula është e bërë nga kompensata dhe korniza metalike që janë bashkangjitur në muret e jashtme të ndërtesave. Këto shtëpiza mund të instalohet së bashku ose veç e veç.
Struktura gjithashtu ka një dhomë gjumi dhe vjen edhe me një dyshek. Projekti synon të ndihmojë rreth 750 njerëz të cilët flenë në rrugë çdo ditë. Sipas Furzer “përzgjedhja e materialeve të lira nuk është bërë për të shtuar luksin, ajo është thjesht për të siguruar një vend të ngrohtë, të rehatshëm për të pushuar, me thjesht një platformë gjumi për të pastrehët”. Për ta bërë projektin realitet, Furzer ka nisur një fushatë grumbullimi fondesh në Indiegogo për të arritur qëllimin prej 940 paundsh.