Ja ku ruhen like-t dhe komentet tuaja ne Facebook!
Nëse e hapni Facebook-un në telefonin tuaj për 30 sekonda, aktiviteti juaj në këtë rrjet social prek më shumë se 1000 servera. E gjithë kjo “magji” ndodh në qendrën e të dhënave të rrjetit më të madh social.
Qe nga viti 2011, Facebook ka ndërtuar qendra të tilla në Oregon, Ajoa, Kaliforni të Veriut dhe në Suedi, ndërsa nga qershori ka filluar ndërtimi i qendrës së pestë në Fort Worth të Teksasit. Mirëpo, nëse jeni të interesuar se ku shkojnë dhe jetojnë të dhënat tuaja, pëlqimet, komentet dhe gjithçka tjetër që bëni në Facebook, mund ta shikoni përmes fotove të të dhënave të Facebook-ut.
Nga jashtë, qendra e të dhënave të Facebook-ut duken si magazina normale. Por ndërtesat ruajnë të gjithë serverat e teknologjisë së lartë. Falë planeve ambicioze të Mark Zuckerberg, Facebook ka investuar 2 miliard dollarë në infrastrukturë që nga viti 2011.
Facebook ka projektuar serverat e saj dhe furnizimin me energji elektrike, duke përfshirë edhe burimet të saj të energjisë së pandërprerë, apo UPS, të cilat ofrojnë energji emergjente nëse sistemi qëndror ka probleme. Qëllimi i Facebook-ut është që ti bëjë qendrat e saj sa më efikase të jetë e mundur, duke i kushtuar vëmendje edhe detajeve të vogla, duke shmangur veshjen plastike në serverat e saj. Pra heqja plastike i lejon serverat që të nxjerrin më shumë ajër.
Facebook ka një qender të dhënave edhe në Europë, pikërisht në Lulea të Suedisë të vendosur në një qytet të vogël në skajin verior të Detit Baltik. Duket një vend i çuditshëm për një qendër të dhënash, por Facebook thotë se ka arsye të shumta pse zgjodhi këtë vend, dhe se përdor ajrin e ftohtë për të ftohur mijëra serverë. Për më tepër, qendra të dhënave është mundësuar nga energjia hidro-elektrike e gjeneruar lokalisht, e cila është 100% e ripërtëritshme.