Makina elektrike e Apple do te jete gati per perdorim ne 2019
Makina e Apple do të jetë në treg për më pak se 5 vjet, dhe ky është vërtet një lajm i mirë për të gjithë dashamirësit e kompanisë. Por për këtë duhet të shqetësohet Tesla dhe kompanitë e tjera prodhuese.
Sipas një raporti të Wall Street Journal të publikuar ditën e hënë, gjiganti i teknologjisë ka planifikuar për të lancuar makinën e parë elektrike sa më shpejt, e pikërisht në 2019. Sipas raportit automjeti i parë i kompanisë, nuk do të jetë me vetë-drejtim. Por në vend të kësaj ajo do të konkurrojnë më makinat e Tesla apo BMW.
Burime nga kompania thonë se projekti është koduar me emrin “Titan”. Raportohet se grupit fillestar prej 600 punonjësish u janë bashkuar të tjerë inxhinierë me emër në fushën e prodhimit të automjeteve për të përshpejtuar procesin. Sipas “Wall Street Journal”, ky projekt është një sfidë për kompaninë amerikane, e cila nuk ka përvojë në këtë sektor dhe 2019 është vendosur për të treguar se sa rëndësi ka projekti “Titan” për të.
Ndryshe nga sa ishte thënë deri më tani, raportohet se makina nuk do të jetë krejtësisht autonome, por kjo s’do të thotë se kompania ka hequr dorë nga kjo ide. Në forumet e teknologjisë thuhet se kompania ka në plan ndërtimin e një automjeti krejtësisht autonom, por për një periudhë më afatgjatë se 2019.
Nëse kompania ka hyrë në hapësirën e makinave elektrike pritet që ajo të ketë një konkurrencë të fortë. Tesla, një nga udhëheqësit në hapësirë, është duke planifikuar lancimin e automjeteve të saj të quajtura Modeli 3 në 2017. Automjeti do të kushtojë rreth 35,000 dollarë. Audi, BMW, dhe krijuesit e tjerë të makinave luksoze janë duke punuar edhe në makina të reja elektrike që pritet të dalin në treg përgjatë viteve të ardhshme.