Ja sa kohe ju duhet te punoni ne qytetet me te medha te botes per te blere nje iPhone 6!
Që të blini një iPhone 6, nisur nga paga minimale në vendin tonë, ju duhet të punoni më shumë se tre muaj.Banka e investimeve UBS me seli qëndrore në Zyrih të Zvicrës ka kryer një studim mbi çmimet botërore dhe pagat në qytetet më të mëdha të botës. Studimi është bazuar në disa tregues të thjeshtë, në varësi të pagës dhe disa të mallrave të konsumit që janë në dispozicion në të gjithë globin.
Një prej këtyre treguesve është veçanërisht i thjeshtë - sa kohë duhet të punoni për të blerë një iPhone 6, një Big Mac, një kilogram bukë apo një kilogram oriz? Pra sa ditë pune duhet të bëni që të keni luksin e iPhone 6. Autorët e studimit shpjegojnë: “Ashtu sikurse mallrat e konsumit, edhe Big Mac e McDonald dhe iPhone i Apple janë e njëjta cilësi por në bazë të pagës, do t’ju duhet më shumë kohë nëse doni ta blihni në Doha apo Rio de Zhaneiro.”
Në Zyrih, blerja e një iPhone 6 merr më pak se tre ditë pune, por në Najrobi, duhet të punoni tre muaj për të blerë të njëjtin produkt. Punëtorët në Hong Kong duhet të punojnë mesatarisht nëntë minuta për të të blerë një Big Mac, ndërsa punëtorët në Najrobi të duhet të punojnë pothuajse tre orë.
Për të blerë një iPhone, punëtorët në qytete të tilla si Zyrih dhe New York City kërkojnë mesatarisht më pak se tri ditë punë për të qënë në gjendje që të blejnë një të tillë. Në anën tjetër, punëtorët në Kiev duhet, mesatarisht, mbi 13 javë punë për të fituar para të mjaftueshme për blerë të njëjtin telefon.