Projektuesi britanik qe rrit pemet ne forma mobiljesh
Një projektues i britanik ka arritur që të krijojë mobilje - duke i lënë nënës natyrë të bëjë të gjithë punën e vështirë. Gavin Munro ka zhvilluar një projekt inovativ dhe të shkëlqyer: duke përdorur module të riciklueshme plastike për tu dhënë pemëve forma si karrige, tavolinë, llamba apo pasqyra.
Duke përdorur këtë metodë ai ka krijuar tashmë disa prototipe dhe ka një fushë të tërë në Derbyshire, Angli. Me anë të projektit të tij, Munro ka fushat e tij të “mbjellur” me tavolina dhe karrige dhe pret që të rriten rreth 400 copë deri në vitin 2017. Sipas tij drurit të shelgut i duhet tre ose katër vjet që të rrisë një copë mobilje, ndërsa lisi merr gjashtë deri dhjetë vjet.
Munro beson në teknikën e prodhimit botanik – me anë të së cilës një ditë mund të krijohen mobilje ekologjikisht të qëndrueshme. Ai shpjegon se: “Ju filloni që nga trajnimi duke krasitur degët e reja të pemës duke ruajtur formën që doni ti jepni. Në pika të caktuara pastaj duhet ta shartoni në mënyrë që objekti të rritet . Ky është një lloj printimi organik 3D që përdor ajër, tokë dhe kushtet klimaterike të përshtashme si material burimor.”
Projektuesi punon së bashku me gruan e tij Alice, dhe përdor kryesisht, shelgun për rritje të shpejtë, por njëkohësisht është duke eksperimentuar me pemën e panjës, lajthisë, mollës, lisit dhe lisit të kuq. Përsa i përket cmimeve projektuesi shprehet se këto mobilje janë për ata që duan të kenë dicka të vecantë në shtëpi, ato fillojnë nga 1400 euro e lart.