Restoranti me i vjeter ne bote, te darkosh si ne vitin 1724!
Kanë darkuar disa prej figurave më të rëndësishme të historisë dhe kulturës, madje edhe sot shumë njerëz e vizitojnë për të perjetuar diçka nga lavdia e së kaluarës. Në zemër të Madridit është një nga restorantet e preferuara të Ernest Hemingway-it.
I quajtur “Restaurante Sobrino de Botin” u hap për herë të parë si një han. Restoranti u u themelua në 1725 nga kuzhinieri francez Jean Botin dhe gruaja e tij. Është restoranti më i vjetër në botë duke u shënuar edhe në Librin e Rekordeve Gines. Nuk do ta besoni por ky restorant është funksional edhe në ditët e sotme, dhe po në të njejtin vend! Sot, Botin është i famshëm për kuzhinën e tij kastiliane, duke përfshirë mishin e shijshëm të derrit të egër dhe gatimin e tij në një furrë që është afërsisht 300 vjecare.
Emri i restorantit është ndryshuar nga Casa Botin në Sobrino de Botin (nipi i Botin), kur znj.Botin vdiq dhe nipi i saj e mori përsipër. Aktualisht ky restorant është në pronësi nga familja González. Botin ka katër kate si edhe një tavernë tradicionale spanjolle. Ka tre dhoma ngrënie: Qilari me verë ("bodrumi"), dhoma Castilla, dhe dhoma Felipe IV.
Ernest Hemingway ishte një ndër klientët e këtij restoranti , pasi ai e cituar edhe në librin “Lindja e diellit”. Duket se pjatat e tij të preferuara kanë qënë mishi i derrit dhe rostot e qingjit.