×
Secondary Adv

Lodra e re e pasanikeve, ishulli personal qe leviz!

Share on Google+

Nëse kishit menduar se megajahtet luksoze që po prodhohen do të ishin mjetet e fundit të argëtimit për miliarderët, ja që gaboheni!  Kësaj radhe dizajnuesit kanë menduar për “lodrën” e re të tyre, një ishull privat i lëvizshëm, i cili mund të lëvizë në çdo vend të botës.

 

 


Tashmë ishulli është në fazën e projektimit, një pajisje supermoderne dhe superluksoze për të lundruar nëpër oqeane. Duket e pabesueshme por miliarderët në të ardhmen mund të shmangnin bezdinë e të lundruarit në det me jahte nga njëri ishull në tjetrin, në vend që ishulli të shkojë tek ta. Ideatorët e kanë dizejnuar superjahtin të mbështetur në katër kollona. Ishulli është 80 metra i lartë dhe ka çdo gjë që iu nevojitet në oqean si dhoma gjumi, pishina, shtërvanë, palma, sallë lojrash madje edhe një pistë helikopteri.

 


Në këtë mënyrë, ky ishull i lejon pronarët që të shëtisin me të në çdo vend, dhe në rast se moti i keq u prish planet, mjafton që të marrin ishullin me vete dhe të gjejnë një destinacion tjetër. Dizajnuesit e “Migaloo Private Yachts”, kanë deklaruar se ky ishull do të ndërtohet në vitet e ardhshme. Christian Gumpold, drejtori i “Migaloo” është shprehur: “Përgjigja e klientëve tanë ka qenë shumë e mirë. Që të gjithë e pëlqejnë idenë tonë. Po punojmë me disa klientë që janë shumë të interesuar për këtë projekt”.

 


“Grupi i dizajnuesve ka nevojë për disa muaj për këtë projekt, por nga kërkesat e klientëve kjo punë do të bëhet pak më e gjatë”, ka shtuar ai. Gumpold është shprehur se jetesa në det do të jetë më në trend me ardhjen e ishujve të lëvizshëm. Ishulli do të ketë edhe një kullë vrojtimi me pamje 360 gradë ku mund të shijoni pamjet mahnitëse në det, por qershia mbi tortë është një ujëvarë artificiale që ndodhet në të. Nuk dihet ende sa do të kushtojë kjo perlë por ata që do të mund ta blejnë do të jenë shumë të pakët.


Më të lexuarat