Kamioni gjigand qe shume shpejt mund te zevendesoje shtepite
Imagjinoni që ti keni të gjitha në një makinë, të gjitha elementët që keni në shtëpi. Do të keni mundësinë të shkoni atje ku nuk e keni menduar më parë, të jetoni atje ku ju dëshironi dhe pse jo të udhëtoni me shtëpinë me vetë. Nëse dëshira ekziston tashmë këtë ua bën të mundur një kompani austriake, falë “bishës së egër” që ajo ka krijuar, një kamion luksoz të shëndërrur në një shtëpi jo vetëm komode por edhe hi-tech.
Ky mjet për kamping me ngjyrë jeshile ushtarake, me peshë prej 18 tonë dhe me një set të rrotave gjigante, ka befasuar të gjithë. Kjo “bishë e egër” e madhe, e prodhuar në Saalfelden am Steinernen Meer, në Austri posedon një motorr me kapacitet 720 kuaj/fuqi dhe kushton 585 mijë funte ose thënë ndryshe 792 mijë euro. Por, përveç pamjes së saj si një tank, Action Mobil Global XRS 7200, është përshkruar edhe si një “shtëpi motorike për udhëtime”. Por mbi të gjitha kamioni është krijuar edhe për komoditet dhe vjen me 23 metra katrorë hapësirë për jetesë.
Në komoditetin që ofron ky autobus për kamping përfshihet televizori satelitor, makina larëse dhe një tharëse, si dhe një vend në pjesën e pasme për të mbajtur një motoçikletë. Firma me bazë në Austri, ofron një shumëllojshmëri modelesh të kësaj “bishe të egër”, duke përfshirë modele me dy, tre dhe katër boshte.
Në faqen online të kompanisë shkruhet se: “Kjo shtëpi motorike luksoze me rrota magjepse, me linja të qarta, ka funksionalitet optimal për qendrimet e gjata nëpër terrene të ndryshme, si dhe ofron një atmosferë shtëpiake – pra të gjitha këto në një shtëpi motorike për udhëtime”.
Stephan Wirths, drejtor menaxhues i Action Mobil, ka thënë se kompania ka shitur rreth 300 automjete “mamute” deri më tani. Por, pavarësisht madhësisë gjigande, Global XRS 7200 nuk është automjeti më i madh që ka shitur ndonjëherë kjo kompani. Desert Challenger – një model i veçantë, i cili peshon 30 ton dhe ofron pesë milje për galon – ishte shitur për më shumë se 1 milion funte vetëm disa kohë më parë.