
Hyperloop, ja 5 avantazhet e teknologjise qe do ndryshoje boten
Hyperloop, e quajtur ndryshe “metoda e pestë për transport”, tashmë është diçka e vërtetë. Hyperloop është një projekt i parashikuar nga inxhinieri dhe shpikësi Elon Musk.
Me pak fjalë, qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i një sistemi me shpejtësi të lartë për transport duke përdorur një tub treni me presion të vogël dhe një shpejtësi prej 1.300 km/h. Hyperloop Technologies dhe Hyperloop Transportation Technologies janë dy kompani hulumtuese që janë duke u përpjekur për të kthyer vizionin e Muskut në realitet.
Javën e kaluar, Hyperloop Technologies deklaroi se ka filluar puna për ndërtimin e projektit në Los Anxheles, për të përfunduar një pjesë për testime vitin e ardhshëm. Dirk Ahlborn, CEO i një kompanie tjetër me bazë në Kaliforni të Hyperloop Transportation Technologies (HTT), tha se kompania do të fillojë punimet në terren në maj të vitit 2016 për një rrugë 8 kilometra të gjatë për testime të vendosur në Luginën Quay jashtë Los Anxheles.
Shtatorin tjetër, ndërrmarrjet China Railway International në SHBA dhe XPressWest do të fillojnë punën për ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë, rreth 370 kilometra, njoftoi Bloomberg. Pritet të jetë treni i parë kinez me shpejtësi të lartë në Shtetet e Bashkuara. Të dyja format e transportit do të sjellin përmisime të dukshme për udhëtarët e tyre. Por Hyperloop është zgjidhja më e mirë alternative e transportit për disa arsye. Këtu janë pesë arsye pse.
Hyperloop është zgjidhja me e mirë e transportit në të ardhmen:
Hyperloop është shumë, shumë më i shpejtë Hyperloop, konsiston në një sistem tubash, në brendësi të të cilëve ka hapësira të përbëra nga kabina të mëdha, të cilat do të krijohen në atë mënyrë që të bëjnë të mundur transportin e udhëtarëve dhe të mallrave. Këto kabina do të jenë 5 metra të gjata dhe pesha e tyre nuk do të tejkalojë 185 kg. Në çdo kabinë mund të udhëtojnë 6 persona njëherësh dhe këto kabina do të arrijnë shpejtësinë e 6500 km. Që do të marrë nga San Francisko në LA, ose anasjelltas, vetëm 30 minuta. Treni me shpejtësi të lartë do të arrijë vetëm 241 kilometra në orë, duke marrë njerëz nga Los Angeles nëLas Vegas për 80 minuta.
Hyperloop do të jetë më i lirë për udhëtarët Njerëzit që do të përdorin Hyperloop nga LA në San Francisko do të duhet të paguajnë vetëm 30 dollarë, pra vajtje - kthim për vetëm 60 dollarë. Ndërsa trenat me shpejtësi të lartë minimumi vajte-kthim do të jetë 89 dollarë.Një udhëtim me aeroplan nga LA në Las Vegas varion nga 71 deri 150 dollarë, i bazuar në çmimet e biletave në kohën e shkrimit, dhe zgjat pak më shumë se një orë. Por Hyperloop është shumë herë më i lirë dhe shumë më i shpejt se sa udhëtimi me aeroplan, pra për 80 minuta do të udhëtoni nga San Francisco në Los Anxhelos.
Hyperloop do të mbërrijë më shpesh në stacion Një kapsulë Hyperloop do të vijë çdo 30 sekonda. Craig Hodgetts, arkitekti dhe projektuesi i cili po udhëheq programin një-vjeçar UCLA për zhvillimin e Hyperloop, gjithashtu thotë se kapsulat Hyperloop pritet të mbërrijnë çdo 30 deri në 120 sekonda në stacion. Treni i shpejtësisë së lartë vjen çdo 20 minuta gjatë periudhave të pikut.
Hyperloop është më i lirë për ta ndërtuar Tubat për rrugën e Hyperloop Technologies janë dorëzuar në selinë e saj në qendën e Los Angeles. Musk fillimisht tha se projekti i avancuar Hyperloop do të kushtojë 7.5 miliardë dollarë. Por HTT thotë se ata mund ta ndërtojnë atë në nivel kombëtar për rreth 16 miliard dollarë. Ndërsa sipas burimeve treni me shpejtësi të lartë do të kushtojë në total 12.7 miliard dollarë. Përveç kësaj, 12.7 miliard dollarë duket si shumë të kushtueshme për një tren që nuk është aq shpejt sa trenat e shpejtësisë së lartë në botë.
Hyperloop është e ardhmja Pista testuese e HTT-së do të jetë e vendosur në Luginën Quay jashtë Los Anxheles. Përpjekjet e Hyperloop Technologies dhe HTT janë dëshmi për atë që SpaceX po pret për konkursin e vitit të ardhshëm për të gjetur mënyrën më të mirë të projektimit të Hyperloop. Hyperloop, në mënyrë të pashmangshme do të jetë forma e re e transportit, vjen më e lirë dhe më e shpejtë. Hyperloop duket si alternativa më e mirë.
Më të lexuarat








