Rusia krijon nje insekt robot per te spiunuar shtetet e tjera
Shkencëtarët kanë zhvilluar një robot insekt, të frymëzuar nga speciet “Blaberus Giganteus” të buburrecave, të aftë për skanimin e dhomave dhe gjurmim në mjedisin e tyre.
Të pajisur me sensorë, këto insekte mekanike mund të mbulojë deri në 31cm në sekondë dhe teknologjia ka nxitur interesin e ushtrisë ruse. Buburrecat bionikë janë projektuar nga inxhinieri Danil Borchevkin dhe Aleksey Belousov në Universitetin Kant të Kaliningradit.Secili robot është 10cm i gjatë dhe është i pajisur me sensorë të ndjeshëm ndaj dritës, si edhe sensorë që zbulojnë kontaktin, por ata vazhdimisht mund të shikojnë pengesat. Prototipi aktual mund të ketë një pavarsi autonome deri në 20 minuta, por modelet e ardhshme pritet të zgjasin shumë më gjatë. Për momentin këto insekte nuk janë të pajisura me kamera, por janë dizajnuar për kapur pesha deri në 10g, e cila do të jetë e mjaftueshme për një aparat fotografik të vogël portativ.
Shkencëtarët kanë përdorur çipa të lehtë me marrës pa tela dhe impiante që janë vendosur në pjesën e prapme të insektit. Këto çipa janë të lidhura me shqisat e insektit, dhe me ndihmën e shkarkimeve të lehta të energjisë elektrike i nxit ato në lëvizje. Ngarkesa elektrike e dërguar në shqisat e këtij insekti e krijon përshtypjen se ajo është përplasur në diçka, dhe kështu mund të kontrollohet lëvizja e saj.
Shkencëtarët u frymëzuan nga lëvizjet dhe nga natyra e fuqishme e buburrecave “Blaberus Giganteus” të gjetur në Amerikën e Jugut, duke qënë që ky lloj insekti nuk gjihet në Rusi, ata kanë përdorur një mostër të “Blaberus Craniifer”. Ky lloj buburreci është pak më i vogël se “Giagnteus”, por lëvizjet e tij dhe pamja janë identike. Kjo specie është e njohur shpesh si “kokë-vdekur”për shkak të modeleve të saj të dallueshme.
Ky robo-insekt mund të përdoret për zbulimin e misioneve, por shkenctarët paraqesin mundësinë e dërgimit të këtyre insektëve nëpër hapësira të mbyllura, në kërkim të të mbijetuarve pas aksidenteve të ndryshme. Universiteti tha se ushtria ruse ka shprehur interes për këtë teknologji dhe studiuesit janë duke u përgatitur për të dërguar mostrat për testim tek forcat e armatosura.