
Nasa zbulon uje ne Mars, Agjencia e Hapesires shpall sot arritjen e madhe!
NASA po përgatitet të shpallë “një zbulim të madh shkencor” nga programi i saj i eksplorimit në Mars, duke i shtuar gjithnjë e më shumë spekulimet se mund të ketë gjetur burime ujore në Planetin e Kuq.
Shkencëtarët e NASA besojnë se kanë gjetur ujë të lëngët, përbërësin thelbësor për jetën në Mars. Një sekuence imazhesh tregon disa metra të gjerë te mases që shfaqet në mes të masivit shkëmbor në verë dhe venitet në dimër. Uji mendohet të jetë i kripur dhe për këtë arsye është rezistent ndaj ngrirjes në temperatura të ulëta marsiane. Zbulimi ka ngjallur diskutime mbi mundësinë e ekzistences se organizmave të gjallë në planetin e kuq.
Agjencia e Hapësirës ka lajmëruar se do të zhvillojë një konferencë për shtyp ditën e sotme në orën vendase 11:30, duke premtuar se do të shpallë “Misterin e Zgjidhur të Marsit”. Në qendër të thashethemeve është Lujendra Ojha, e cila do të jetë pjesëmarrëse në konferencë. Ojha në 2011 në Universitetin e Arizonës ka zbuluar “aksidentalisht” se në planetin Mars ka ujë. Për studimin e saj, Ojha kishte redaktuar imazhet për të hequr njollat e hijeve dhe interferimin e dritës duke bërë ndërhyrje të lehta.
Shenjat në formë gishti mjaft të dukshme në imazhet e marra nga Marsi mund të jenë rrjedha të ujit të kripur që derdhen mbi kratere besojnë shkencëtarët. Grupimet e çuditshme të linjave të errëta zbehen në dimër dhe rishfaqen në pranverë. Këto mund të jenë faktet e para përfundimtare të ujit të rrjedhshem të ditëve të sotme në Planetin e Kuq, thonë ekspertët.
Disa të dhëna sugjerojnë se uji mund të jetë “i varrosur”, por që ndikon në sipërfaqe për ta bërë atë të duket më e errët. Kripësia ul temperaturën në të cilën uji ngrin, ç’ka do të thotë se uji i kripur sezonal mund të ekzistojë në rajone me gjerësi të mesme të Marsit, pavarësisht freskisë së sezonit ‘të ngrohtë’ të planetit. Vijat janë rreth gjysëm metri deri në 5 metra të gjerë, por shtrihen për qindra metra. Në disa nga zonat shkencëtarët identifikuan më tepër se 1,000 derdhje individuale, duke arritur poshtë shpateve si ndikimet në krater.
Studentja e Universitit të Arizonës, Lujendra Ojha, e cila ishte e para që vuri re karakteristikat pas identifikimit të ndryshimeve sezonale në imazhet e orbitës tha se “u habita kur pashë për herë të parë këto karakteristika, ne shpejt e kuptuam që ishin të ndryshme nga vijat e shpateve që kishin vrojtuar më parë”. “Këto ishin tepër sezonale dhe ne pamë që disa prej tyre ishin rritur më shumë se 200 metra në çështjen e 2 hënave të Tokës”. Teksa shumëkush shpreson që NASA të shpallë se ka zbuluar jetë aliene, teoria kryesore duket se do të jetë prania e likuidëve ujore. Gjithsesi duhet të pritet konferenca e sotme për të marrë vesh konkretisht se për çfarë bëhet fjalë.
Më të lexuarat








