×
Secondary Adv

SeaXplorer, jahti i pare qe mund te thyeje akullnajat e Antarktides

Share on Google+

Një nga kompanitë më të mëdha në botë për ndërtimin e jahteve luksoze po planifikon të ndërtojë një superjaht, i cili do të jetë i pari që do të lundrojë në esktremet e planetit tonë.


Superjahti i quajtur SeaXplorer është i pari në botë që mund të thyejë akullnajat e Arktikut dhe Antarkidës, dhe do të mund të lundrojë në zonat më të largëta tropikale. Sipas kompanisë, ajo do të krijojë jahte me tre madhësi të ndryshme përkatësisht 65, 90, 100 metra.


Modeli i ri, me përmasa 100 metra me 65, u prezantua javën e kaluar në një panair të organizuar në Monako nga Damen Group, një studio holandeze e specializuar në fushën e dizajnit dhe prodhimit të jahteve. Jahti më i madh mund të lëvizë me shpejtësi deri në 29 km/h, dhe ka hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar 30 të ftuar dhe 50 anëtarë ekuipazhi.

 


Blerësit potencialë do të kenë mundësi të ndërmarrin udhëtimet më të bukura në jetën e tyre, që deri tani konsideroheshin të pamundura. Ata do të mund të shkojnë në pikat me ekstreme të planetit tonë, në vende me akullnaja apo në zonat më të largëta tropikale, të njohin kulturat ekzotike, si edhe të shohin kafshë të egra dhe të vizitojnë ishuj të ndryshëm nëpër botë.

 


Ndërtuesit e jahtit thanë se çdo detaj i flotës SeaXplorer është hartuar “për jetën e ndryshme në ekstremet e planetit tonë”, edhe pse nuk është zbuluar se sa do të kushtojë. Të treja modele janë zhvilluar nga nëndrejtori i Damen, Mark Vermeulen, së bashku me një ekip që ka investuar mijëra orë kërkime, zhvillime, testime në akull, duke përdorur një model më të vogël, si edhe konsultime të mëtejshme për të dalë në dizajnin e fundit të superjahtit.

 

 


Benjamin Maltby, nga MatrixLLoyd, autoritet kryesor për blerjet e superjahteve, tha se një pronar mund të shpenzojnë 136 million euro për një superjaht 100 metrësh si SeaXplorer. Ai shtoi: “Ky është një dizajn fantastik, i cili ju lejon që të eksploroni ujërat e Arktikut dhe Antarkidës, të cilat janë të paarritshme për shumicën e superjahteve.


Më të lexuarat