MSR Guardian, pajisja qe kthen cdo burim uji ne te pijshem
E keni menduar ndonjeherë që të udhëtoni nëpër botë dhe të keni gjithcka me vete në cantën tuaj. Duke si dicka e pamundur, por sot do gjë është e mundur! Një grup dizenjuesish kanë krijuar një pajisje të quajtur MSR Guardian (ruajtësi MSR) për të filtruar ujin por njëkohësisht edhe për të eleminuar të gjitha papastërtitë në të, duke zhdukur të gjitha bakteret e dëmshme.
Me pak fjalë, falë kësaj pajisje ju do të mund të pini ujë kudo, nëpër pellgje, lumenj, burime në natyrë, etj, pa qënë nevoja që të merakoseni se mund të merrni ndonjë virus! Sistemet e filtrimit të ujit përgjithësisht janë të kufizuara, sepse mund të eleminojnë vetëm bakteret dhe Cryptosporidium ( baktere mikroskopike, prazitët që shkaktojnë diarre), por jo viruset. Dhe sistemet e pastrimit të viruseve zgjasin shumë për ta bërë këtë. Ajo që e bën këtë pajisje të ndryshme nga sistemet e tjera është se vepron si filtër por njëkohësisht edhe pastron duke eleminuar të gjitha kërcënimet biologjike që mund të gjenden në ujë.
Aq më tepër që në ditët e sotme pajisjet shiten kryesisht në njësi të ndara, por MSR Guardian i bën të gjitha, kombinon filtrimin dhe pastrimit në një njësi të vetme, pa përdorimin e kimikateve, dritës UV, karbonit ose para-filtrimit. I gjithë celësi është në strukturën e ndërtuar me fibra, të cilën kompania e përshkruan si fibra më e avancuar mjekësore, e mjaftueshme për të bllokuar elementet më të vogla mikrobiologjike. MSR thotë se struktura me fibra nuk dëmtohet nga temperaturat e ulta dhe pajisja mund të përballojë deri në 136 kilogram peshë.
Filteri MSR do të jetë në dispozicion për publikun në janar të vitit 2016, duke paraqitur një opsion tërheqës për alpinistët dhe backpackers (turistët që udhëtojnë vetëm). Ndërsa, përsa i përket cmimit mendohet se do të jetë diku tek 350 dollarë.