×
Secondary Adv

Ketu do te jetojne banoret e pare te planetit Mars

Share on Google+

Revista prestigjoze e arkitekturës Dezeen Magazine ka përzgjedhur 10 nga propozimet më të pazakonta për strehim në Mars, të paraqitura si pjesë e printimit 3D në Habitat Challenge të NASA-s.

 

 

Një listë me 30 projekte u përzgjodh për printimin 3D në Habitat Challenge, nisur në muajin maj nga Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA dhe America Makes. Konkurentët u sfiduan për të zhvilluar konceptet arkitekturore unike që të ofrojnë aftësitë e printimit në 3D, por edhe të ofrojnë hapësira të rehatshme jetese për banorët e ardhshme në planetin e kuq.

 

Një çmim prej 50,000 dollarësh do të shkojë në projektimin fitues, që do të jepet në World Maker Faire 2015 në Nju Jork. Foster + Partners kanë zbuluar projektin e tyre - një habitat 93 metra katrore që mund të shërbejë për të mbledhur një ekip me robotë gjysmë-autonom për përdorimin e tokës që gjendet në sipërfaqen e planetit të kuq. Projekte të tjera në listë përfshijë një shtëpi në formë gurabije, një strukturë të përbërë nga dhoma në formë akulloreje, një strukturë nëntokësore me kube, etj. Dezeen ka përzgjedhur 10 propozimet më të habitshme dhe njëkohësisht më të bukura të projektuara për banorët e ardhshëm të Marsit.


Donut House (Shtëpia Gurabije) Mk. 1 nga A.R.C.H.


Konët e Marsit nga 3D Fabrication Technology

 

The Radicle nga Parallax



Kupola Wazzu (Domed Outpost for Mars Exploratio) nga Ekipi i hulumtimit WSU 3D Printing


Habitati RedWorks nga RedWorks


Shtëpia e akullt nga Search/Clouds Architecture Office

 

The Neo Native nga MOA Architects


Mollusca L5 nga LeeLabs


Paemër nga Rustem Balshev

 

Paemër nga Ekipi Staye


Më të lexuarat