×
Secondary Adv

NASA shpall projektin fitues per bazen e saj ne Mars

Share on Google+

Në qoftë se njerëzit do të arrijnë ndonjëherë të shkojnë në Mars, ata do të mund të jetojnë në shtëpi të ndërtuara prej akulli. Më 27 shtator, arkitektët dhe projektuesit nga ekipi Space Exploration Architecture (SEArch) dhe Clouds Architecture Office (Clouds AO) u kurorëzuan fituesit e konkursit ‘3D-Printed Habitat Challenge’ të zhvilluar nga NASA, duke fituar plot 50.000 dollarë.

 

 

 

 

 

Projekti i tyre, ‘Ice House’, mbështetet në fuqinë e ujit, të cilën tashmë ne tani e dimë që ekziston në planetin e kuq, për të krijuar një zonë nën presion dhe të banueshme ku jeta e njeriut dhe bimëve mund të lulëzojnë.  Projekti përmban një serë hidroponike, një dhomë të akull për të dhënë iluzionin e hapësirës, dhe një zonë të sigurtë ku astronautët mund të rrinë pa kostumet e tyre. Veshja prej akulli mbron mjedisin e brendshëm nga rrezatimi dhe nuk shkrihet pasi Marsi është rreth 67 gradë nën zero."Ice House lind nga domosdoshmëria për të sjellë sa më shumë dritë si edhe të ofrojë një lidhje me botën e jashtë marsiane", shpjegojnë projektuesit në një deklaratë të përbashkët.

 


Një nga qëllimet e NASA-s, është të miratojë një metodë eksplorimi në të cilën ‘ndjek ujin’ dhe ‘Ice House’ është projektuar si një zgjatje e këtij qëllimi. Dy fazat e mbetura të konkursit janë ajo për Antarët Strukturorë dhe On-Site Habitat që u hap për regjistrim në 26 shtator. Detyrat e para të projekteve do të jenë,  testimi se me teknologjitë e tyre do të mund të ndërtojnë një vendbanim në Mars, ndërsa teoritë e tyre do të vihen në provë në botën reale-ndërton këtu në Tokë.

 


Ndërsa një fond prej 2.2 milion dollarësh është vendosur si cmim për fituesit në garat e ardhshme, e ndarë për çdo fazë. Projektet fituese (duke përfshirë edhe Ice House) do të merren parasysh për misionin e NASA, për të dërguar astronautë në Mars në 2030-ën.


Më të lexuarat