×
Secondary Adv

Kjo pajisje ju duhet ne shtepi, LG zbulon lavanderine hi-tech!

Share on Google+

Kjo pajisje e re e lancuar nga LG mund të jetë zgjidhja juaj për rrobat e papastra. Një dollap me avull që mund ta mbani edhe në shtëpi.LG thotë se sistemi i saj i ri Styler nuk lejon rrudhat tek rrobat dhe largon aromat pa detergjentë ose kimikateve të tjera të ashpra – si edhe pa pasur nevojë për ti  tharë në ajër të pastër. Kompania shpreson që kjo pajisje të gjejë përdorim në hotele, aeroporte dhe për këdo që do ta ketë, për vetëm 2,000 dollarë.

 

 

Pajisja e re është e pajisur me sistemin e kujdesit të veshjeve të LG-së, i projektuar për të rifreskuar rrobat pa ujë ose detergjentë, me anë të teknologjinë së saj TrueSteam. Kjo teknologji përbëhet nga një sistem larës me avull të nxehtë, dhe më pas një sistem edhe për tharjen e rrobave, duke hequr 99.9 përqind të mikrobeve dhe baktereve që gjenden në to.Testet e kryera nga Intertek gjetën se LG Styler gjithashtu eliminon edhe rreth 92 për qind të Perchloroethylene -  një lëndë kimike që ngelet në rroba pas cdo pastrimi.

 


Një buton ‘Quick Refresh’ ju jep rrobave një aromë të freskët. Ndërsa ekziston edhe një sistem për pastrimin e pantallonave, duke i pastruar, tharë dhe hekurosur për vetëm gjysmë ore. LG Styler gjithashtu përmban edhe një pompë ngrohje. Kjo gjeneron dhe mban ajrin e ngrohtë në një temperaturë të ulët për të ruajtur veshjet nga ngushtimi apo dëmtimi, ndërsa kryhet procesi i tharjes.Plus, ‘heqësi i erës’ me avull eleminon cdo erë të këqe të rrobave, si ushqimi, djersa, etj. Dhe më pas varësisht nga shijet individuale, përdoruesit mund të zgjedhin mes dy aromave të ndryshme.

 

 


Styler 2015 është gjithashtu në gjendje të komunikojë me të tjerët përmes Smart Diagnosis (një sistemi inteligjent diagnostikimi) dhe NFC Tag-On. ‘Smart Diagnosis’ përdor një alarm tek përdoruesit e smartphone-it kur njësia kërkon mirëmbajtje ose riparim. Me Tag-on, pronarët mund të instalojnë një aplikacion për të përshtatur cikle të veçantë për cdo lloj veshje.


Më të lexuarat