Eksperimenti qe mund te shpetoje Token nga asteroidet ne te ardhmen!
Një grup shkencëtarësh po përpiqen që të shtyjnë një asteroid jashtë orbitës së tij, në mënyrë që duke ndryshuar drejtimin e tij të shpëtojnë botën në të ardhmen.
Misioni i përbashkët amerikano-evropian Aida (Asteroid Deflection & Assessment) është duke kryer një eksperiment, me qëllim ndryshimin e trajektores së një asteroidi për të parë nëse rruga e objektit mund të devijohet. Edhe pse objektiv vezak, i njohur si ‘Didymoon’, është vetëm 160 metra i gjerë, testi do të tregojnë, nëse në parim një asteroid kërcënues në përmasa shumë më të mëdha që mund të fshijë civilizimin njerëzor, do të mund të devijohet nga trajektorja orbitale.
Në tetor të vitit 2020 do të nisen dy anija kozmike, njëra që do të vendoset në masivin shkëmbor dhe tjetra për të monitoruar efektin e impaktit, thanë shkencëtarët në Kongresin Evropian të Shkencës Planetare (EPSC) të mbajtur në Nante, Francë. Ndërsa anijet priten që të takohen me asteroidin Didymoon dhe partnerin e saj 750 metra, Didymos, në maj 2022.
Dr.Patrick Michel, investiguesi kryesor në Agjencinë Hapësinore Evropiane, tha: “Për të mbrojtur Tokën nga ndikimet potencialisht të rrezikshme, ne duhet të kuptojmë pikësëpari shumë mirë asteroidët - se nga çfarë ata janë të përbërë, struktura e tyre, origjina si edhe përgjigja ndaj goditjeve. Aida do të jetë misioni i parë për të studiuar një sistem binar asteroidësh, si edhe i pari për të provuar nëse ne mund të shmangim një asteroid që kërcënon planetin tonë.