×
Secondary Adv

Krijohet cokollata e pare mjeksore ne bote!

Share on Google+

Për të gjithë ata të cilët adhurojë cokollatat, por nuk guxojnë për shkak të shëndetit të tyre, ky mund të jetë lajmi më i mirë që mund të prisnin! Shkencëtarët pohojnë se kanë zhvilluar një lloj cokollate që është aq e shëndetshme sa mund të merret si ilaç.


Përbërësi kryesor në çokollatë është kakao, por përmban antioksidantë dhe minerale, dhe mund të ndihmojë në presionin e ulët të gjakut duke rritur atë që quhet “kolesteroli i mirë”. Por këto përfitime shëndetësore janë tepër të shëndetshme pasi zakonisht cokollatat kanë të paktën 70 për qind yndyrë dhe sheqer.
Së fundmi, një kompani amerikane ka zhvilluar një cokolllatë që ka vetëm 35 për qind sheqer dhe yndyrë, duke e ëmbëlsuar me kakao dhe me një bimë të marrë nga rajoni i Andeve në Bolivi dhe Peru.


Gregory Aharonian nga Kuka XOCO, kompania e cila është duke zhvilluar çokollatën, ka thënë se: “Falë përdorimit në mikrogramë të ekstrakteve të bimës coca, ne mund të heqim shijen e hidhur të kakaos pa sheqer. Kjo eliminon nevojën për sheqer dhe pjesën më të madhe të yndyrës në çokollatë, duke cuar në përfitimet mjekësore”.


Ai tha se qëllimi i tyre afatgjatë është që të zhvillojnë një çokollatë që do të ketë vetëm dhjetë për qind yndyrë dhe sheqer.
Kompania, e cila është me bazë në Boston në SHBA dhe në Bolivi, argumenton se ëmbëlsuesit artificialë kanë dështuar sepse kanë shije të keqe, si edhe çojnë në shtim të peshës dhe kanë efekte negative shëndetësore. Duke folur në Forumin Botëror të Cokollatës këtë javë në Londër, zoti Aharonian e cilësoi sheqerin si “nikotina e ardhshme” dhe argumentoi se nëse përbërësit e dëmshëm hiqen nga çokollata, ajo mund të përdoret si medikament.


Gjithashtu ai shtoi se: “Në Amerikë, industria e çokollatës gjeneron rreth 100 billion dollarë në vit, por nëse hiqet sheqeri i tepërt dhe yndyrat mund të bëhet 200 billion dollarë në vit”. Sipas kompanisë ky produkt mendohet të shitet vitin e ardhshëm.


Më të lexuarat