Pas makinave me vetë-drejtim kemi kamionët vetë-drejtues. Kompania britanike Daimler ka krijuar një kamion vetë-drejtues, i cili do ta bëjë transportin rrugor të mallrave më të sigurtë dhe më të lirë. Sipas kompanisë, kamioni tashmë ka prekur për herë të parë autostradën në Shtutgart të Gjermanisë.
Kompania ka montuar sistemin e saj të vetë-drejtimit në një kamion Mercedes-Benz Actros. Kjo ka shënuar për herë të parë prodhimin e një kamioni gjysëm autonom të testuar jashtë në rrugë. Daimler thotë se ka përmirësime në sigurinë e shoferit të cilat janë një arsye bindëse për të ndjekur teknologjinë në sektorin rrugor të mallrave. Duke i lejuar sistemet autonome tek udhëtimet e gjata, kjo do të thotë se ajo mund të zvogëlojë lodhjen, gabimet dhe shpërqendrimet e shoferit. Për më tepër, kur është fjala për ndryshimin e ingranazheve, përshpejtimin dhe frenimin, sistemi është tëpër efikas, kjo do të thotë më pak harxhim karburanti dhe më pakemetime karboni.
Kamioni do të ndihmojë në uljen e numrit të aksidenteve që shkaktohen çdo ditë nga drejtuesit, të cilët duhet të udhëtojnë për ditë të tëra pa bërë pushim. Ky sistem i ri nuk do të zëvendësojë drejtuesit, por do t’i ndihmojë ata gjatë udhëtimit, do të lajmërojë menjëherë drejtuesin në situata të vështira, dhe nëse drejtuesi nuk përgjigjet, atëherë kamioni do të fillojë të ulë shpejtësinë gradualisht derisa të ndalet. Kamioni është i pajisur me kamera stereoskopike për të shikuar korsitë rrugore si dhe radar të serisë së shkurtër dhe të gjatë, të cilët skanojnë rrugët për të parë pengesat para tij, deri në 243 metra. Sistemi i Daimler-it për sisteme autonome të drejtimit debutoi vitin e kaluar në bordin e Mercedes-Benz kur u prezantuan kamionët e së ardhmes të 2025 - një automjet koncept me qëllim për të treguar se si do të jetë transporti në të ardhmen.
Për të kryer këtë demonstrim në rrugë, Daimler u pajis me një leje të veçantë nga rregullatori i trafikut rrugor të Gjermanisë, duke lejuar kamionin të ecë në autostrada me shpejtësi deri në 80 km/ h, miratimi i kamionëve autonomë është një mundësi për të testuar teknologjinë.