×
Secondary Adv

Boeing do te konvertoje zhurmen e avioneve ne energji

Share on Google+

Boeing ka marrë një patentë që përfshin konvertimin e zhurmës akustike të gjeneruar nga avioni gjatë ngritjeve dhe uljeve në energji elektrike.


Motorët e avionëve komerciale krijojë zhurmë rreth 140 dB dhe kjo është veçse zhurma e rrotave kur avioni është në kontakt me tokën për shkak të fërkimit me ajrin. Chin Toh, një punonjës i kompanisë, ishte i pari që hodhi idenë e konvertimit të ndotjes akustike në energji elektrike.

 

 

Kjo ide përfshinte instalimin e mbledhësve të valëve akustike gjatë uljeve dhe ngritjeve të avionëve. Këta mbledhës do të grumbullojnë zhurmën e gjeneruar nga aeroplanët dhe në fund të fundit do ta konvertojnë atë në energji të përdorshme, e cilat do të përdoret për të vëne në lëvizje disa nga sistemet.


Energjia vibrationale ose e njohur si kinetike (energji për shkak të lëvizjes) nga valët e zërit mund të konvertohet falë një turbine dhe kështu do të përfundojë duke krijuar energji elektrike. Një nënstacion do të mbledhë më pas këtë energji dhe do ta shpërndajë në sektorët përkatës.

 

 


Sistemi i zhvilluar nga Toh, ende nuk është në gjendje të gjenerojë energji elektrike të mjaftueshme për të justifikuar nevojën e tij dhe koston e instalimit. Megjithatë kjo teknologji na lejon që të kthejmë në energji ndotjen akustike. Gjithësesi kjo patentë e Boeing mund të qëndrojnë në pritje për një kohë të gjatë. Megjithatë, nuk jemi të sigurt; ajo mund të dalë nga sirtari në të ardhmen!


Më të lexuarat