Mos e ngisni kete makine ne shi, Lexus krijon makinen prej kartoni!
Lexus ka zbuluar makinën e parë të bërë me karton. Mbase ju duket paska e habitshme por gjigandi i makinave ka zbuluar një version të përsosur, të bërë tërësisht nga kartoni.
Meshkujt dhe femrat e afta, të njohura si Takumi - të cilët punojnë në linjat e prodhimit Lexus kanë shprehur zhdërvjelltësinë e tyre duke mësuar se si të modelojnë një letër sipas modelit të një origami, duke përdorur vetëm duart e tyre. Kjo makinë është bërë duke përdorur pjesë kartoni të ngjitura së bashku. Makina prej origami është e pajisur me të gjitha edhe në pjesën e saj të brendshme, me dyer, drita dhe rrota, të gjitha në funksion. Në sajë të një motori elektrik prej celiku dhe alumini të montuar në kuadrin e saj, kjo makinë është gati për përdorim.
Ajo u ndërtua nga LASERCUT Works, një kompani me bazë në Londër, e specializuar dhe me përvojë të gjerë në hartimin dhe krijimin e prototipeve, modeleve arkitektonike dhe modelve të bëra me porosi. Ruben Marcos, themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë shpjegoi se: “Kjo ishte një punë shumë e kërkuar, me pesë persona të përfshirë në projektimin dixhital, modelimin, prerjen me lazer dhe montimin e saj. Ashtu si Lexus, ne kemi qenë të angazhuar për prodhimin e cilësisë më të mirë të mundshme. Procesi krijues prezantoi ekipin me një sërë sfidash të vështira.”
Lexus pajisi ekipin me një model dixhital 3D të IS, e cila ishte e ndarë në një seri pjesësh kryesore, të tilla si organi kryesor, paneli i kontrollit, ulëset dhe rrota. Për të ndërtuar këtë makinë u dëshën 3 muaj. Sipas burimeve pranë kompanisë makina nuk është në shitje por është e gatshme të dalë në rrugë ashtu sikurse një makinë prej metali.