×
Secondary Adv

Ja si zgjidhet problemi i parkimit ne Shqiperi!

Share on Google+

Të kërkosh për një hapësirë parkimi është një aktivitet rutinë (dhe shpesh frustrues) për shumë njerëz në qytete, por jo vetëm këtu në Shqipëri, por në mbarë botën. Ky kërkim djeg rreth një milion fuçi naftë në botë çdo ditë. Ashtu sikurse popullsia botërore vazhdon të urbanizohet, problemi i makinave vetëm përkeqësohet.

 


Parkimi inteligjent është hapi i parë në drejtimin e duhur. Kur vendoset  një sistem parkingu ‘inteligjent’, ai redukton emetimet e makinave në qendrat urbane duke ulur nevojën që njerëzit të kërkojnë nëpër qytet për parkim. Ai gjithashtu do të lejojë qytetarët që të menaxhojnë me kujdes hapsirën e tyre të parkimit.

 


Kompania teknologjike Smart Parking Solutions Inc ka instaluar sisteme parkimi inteligjent pothuajse në të gjithë SHBA-të po ashtu edhe në Europë. Kjo kompani ofron një zgjidhje bindëse në sfidën e hapësirës së kufizuar të parkimit. Nëse ju keni një parking dhe doni që të përfitoni nga hapësira e vlefshme për të rritur kapacitetin tuaj dhe për ti shërbyer klientëve më shumë, ‘Smart Parking’ është për ju. Parkimi ‘inteligjent’  ju ofron zgjidhje robotike parkimi vertikale për hapësira të kufizuara. Falë këtij sistemi vertikal parkimi ju mund të parkoni deri në 16 makina të përshtatshme në hapësirën me dy sisteme të automatizua që janë të sigurta dhe mjaft të lehta për ti përdorur.

 


Parkimi ‘inteligjent’ sot është zgjidhja ideale, sistemi është i lëvizshëm, fleksibël dhe i shkallëzuar, duke i lejuar pronarët e parkingut dhe operatorët të rrisin kapacitetin e tyre shpejt, me kosto relativisht modeste. Ky lloj parkimi është bërë një zgjidhje gjerësisht e përdorur falë mekanizmave të parkimi në të gjithë Evropën dhe Azinë. Parkimi ‘inteligjent’ është mundësuar nga software që e bëjnë më të lehtë për ti përdorur nga operatorët dhe më pak të rrezikshme.

 

 


Instalimi i një sistemi ‘Smart Parking’ është i shpejtë dhe i përshtatshëm. Një sistem i tërë mund të vendosen në disa ditë me vetëm 3 deri në 4 punëtorë. Kërkesat e vogla hapësinore të sistemit bëjnë të mundur që ajo të zhvendoset relativisht lehtë. Kjo mund të konsiderohet si një ndër shpikjet më të zgjuara dhe më të domosdoshme deri tani. Për më tepër shikoni videot e mësipërme.


Më të lexuarat