Secondary Adv

Nje qytet i ri 1 mld dollaresh ne mes te shkretetires

Share on Google+

Pjesa perëndimore e Amerikës është është e mbushur me qytete fantazmë - fshatra kufitare që janë braktisur që nga koha e kërkimit të arit. Një qytet në New Mexico është gati të bashkohet me radhët e këtyre qyteteve fantazmë, sepse ndërtuesit e qytetit futuristik nuk kanë ndërmend të lënë askënd që të jetojë atje.

 


Pegasus Global Holdings, një firmë e teknologjisë së telekomunikacionit është duke planifikuar të ndërtojë një qytet amerikan në shkretëtirën e New Mexico. Një vend që ata shpresojnë se do tu japë mundësi studiuesve të zhvillojnë teknologji moderne.

 

 

Pegasus ka në plan që të shpenzojë 1 miliard dollarë në krijimin e qytetit 24 kilometra katrorësh, të quajtur CITE. Ndërtimi i këtij qyteti do të fillojë vitin e ardhshëm dhe do të hapet diku në fillim të vitit 2018. CITE do të përfshijë një qytet mjaft të madh të përshtatshëm për 35.000 persona, me një qendër biznesi të rrethuar nga shtëpi, por askush nuk do të banojë atje përjetë. Në vend të kësaj, kompanitë do të kenë mundësinë për të provuar risi të tilla si automjetet pa shofer,  shtëpitë kundër fatkeqësive natyrore, praktikisht pa rrezik për mjedisin.

 


“Vizioni është një mjedis ku produkte të reja, shërbime dhe teknologjitë e reja mund të demonstrohen dhe testohen pa ndërprerë jetën e përditshme ", tha Drejtori Menaxhues i Pegasus Robert Brumley për CNN. Nataly Gattegno, një projektues në San Francisko, thotë se ky projekt do të ndihmojë të përshpejtojë eksperimente për të përfunduar një produkt. Megjithatë, disa studiues të tjerë janë më të kujdesshëm në lidhje me atë që një qytet pa njerëz mund të bëjë për testimin e teknologjive të reja.

 

 

“Teknologjitë nuk janë thjesht objekte, ato janë sisteme sociale të ndërmjetësuara nga materiale dhe pajisje”, thotë profesor Steve Rayner, bashkë-drejtor i Programit të Oksfordit për të ardhmen e qyteteve.


“Ideja e testimit të sistemeve socio-teknike komplekse pa njerëz është e detyruar të japë rezultate të gabuara, sepse njerëzit e vërtetë shpesh ndërveprojnë me materiale dhe pajisje në mënyra që nuk janë parashikuar nga projektuesi”. Sipas uebsajtit të Pegasus Global Holdings, kompania ka qenë duke punuar në zhvillimin e kësaj teknologjie gjatë 10 viteve të fundit , si edhe është një lider i njohur në telekomunikacion në Amerikën e Veriut dhe Evropë.


Më të lexuarat