Secondary Adv

Keshtu do te jene restorantet ne te ardhmen!

Share on Google+

Një restorant në San Francisco ka bashkuar të gjithë teknologjinë për t’ju dhënë një përvojë tërësisht ndryshe. Në restorant janë të inkorporuar iPads që u lejojnë konsumatorëve që të bëjnë porosinë në vend. Megjithëse ka njerëz që punojnë prapa skenave, konsumatorët nuk ndërveprojnë me ta.

 


Restoranti i quajtur Eatsa, u hap muajin e kaluar dhe ajo që e bën të vecantë është jo vetëm teknologjia e përdorur, por fakti që ju nuk do të keni mundësi që të shikoni stafin. Konsumatorët kanë filluar ta quajnë atë 'restoranti robot'. Bashkë-themeluesi i tij Tim Young  thotë se: “Ne jemi duke prodhuar ushqim në një normë të pabesueshme. Dhe jemi duke krijuar një lloj të ri të përvojës të ushqimit të shpejtë. Ajo që ne kemi projektuar krijon një ndjenjë misteri, një ndjenjë intrige”.

 


Konsumatorët bëjnë prosinë dhe zgjedhin një nga 9 paketat që restoranti ofron në menu dhe më pas presin deri sa porosia e tyre të jetë gati. Sipas stafit të restorantit ata kanë mundësi të marrin lloje të ndryshme salcash, mish, misër të pjekur në zgarë, qepë, turshi, panxhar të pjekur dhe një sërë përbërësish të tjerë. Por mbi të gjitha ky restorant është shumë i lirë, cmimet fillojnë nga 7 dollarë për një tas.

 


Pasi bëjnë prosoitë konsumatorët duhet të presin, për marrjen e porosisë. Restoranti ka një mur të ndarë në dritare, ku secila ka numëra dhe emërtime përkatëse. Këto dritare kanë ekran transparent me prekje dhe ju jep mundësinë që ju të shikoni porosinë tuaj. Ndërkohë shtatë punonjës punojnë mbrapa murit për të drejtuar software, të cilat janë të afta për të përgatitur porosinë tuaj në kohë rekord.


Young dhe partneri i tij, Scott Drummond, janë duke shpresuar për të hapur një zinxhir restorantesh Eatsa në të ardhmen. Në fakt, një është gati për tu hapur në Los Anxhelos në dy muajt e ardhshëm. Ata gjithashtu kanë plane për hapjen e një tjetri në San Francisko, ndërsa janë duke përgatitur një aplikacion për të rritur shpejtësinë e porosive.


Më të lexuarat