Secondary Adv

Ky robot do te jete telefoni juaj i ardhshem

Share on Google+

Japonia është me padyshim vendi më i cmendur pas robotikës dhe kjo është arsyeja pse!  Sharp prezantoi të martën një telefon unik, i cili ngjason me një robot në formë njeriu. I quajtur RoboHon, telefoni është krijuar nga profesori i famshëm japonez Tomotaka Takahashi.

 


Telefoni mund të bashkëveprojë me përdoruesit përmes komandave të zërit. Ai mund t’i identifikojë njerëzit duke përdorur kamerën e përparme apo teknologjinë për njohjen e zërit si dhe mund të bëjë foto njerëzve kur ata buzëqeshin.Telefoni robot, i cili është 19.5 cm i gjatë dhe peshon rreth 390 gramë – përmban një ekran 2 inç në anën e pasme, si dhe një kamera dhe projektor në fytyrë. Robohon mund të mbahet lehtësisht në dorë, mund ta fusni në xhep ose çantë. Ai ofron mbështetje për rrjetin LTE dhe 3G, dhe është i aftë të ecë, të shfaqë mesazhet apo fotot. Po ashtu, Robohon ka një projektor të integruar që shërben për shfaqjen e mesazheve, fotove, videove në sipërfaqe të ndryshme.

 


Roboti, i quajtur RoboHon (një përzierje e fjalëve robot dhe telefon), do të dalë në shitje në Japoni në gjysmën e parë të vitit 2016.  Në një demonstrim të martën në Elektronikë Ceatec jashtë Tokios, roboti është përgjigjur udhëzimeve të pronarit për të bërë një telefonatë tek një person, të marrë foto, të shfaqë foto përmes projektorit si edhe të kërcejë.

 


Sharp gjithashtu demonstroi se telefoni robot mund të bisedojë me pronarin e tij, por diçka që ndoshta është e pamundur në jetën reale. Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë sistemi operativ do përdorë Robohon apo sa shumë do kushtoj kur të lancohet në gjysmën e parë të vitit 2016.


Më të lexuarat