Nje kompani Britanike do te perdore drone per te mbjelle 1 miliard peme
Një kompani Britanike ka si synim që të përdorë dronë për të mbjellë 1 miliard pemë. Kompania e quajtur BioCarbon Engineering është duke sjellë risinë më të fundit. Falë përdorimit të teknologjisë së telekomanduar ajo synon mbjelljen e pemëve në zonat e shpyllëzuara.
Kohët e fundit kompania foli në Samitin e Kombeve të Bashkuara për mënyrën se si përdorimi i dronëve dhe hartave 3D mund të ndihmojnë për mbjelljen e pemëve në një metodë më të lirë dhe më të shpejtë se sa bëhet zakonisht me teknikat tradicionale.
BioCarbon Engineering, planifikon për të shpërndarë fidane me anë të dronëve, sipas së cilës nëpërmjet tyre mund të mbillen deri në një miliard pemë në vit. Përveç mbjelljes së farërave, kompania gjithashtu ka hartuar planin për fusha të ndryshme të tokës, duke përcaktuar se cilat rajone janë më të mira për mbjellje. Kjo siguron rritjen optimale dhe parandalon ndotjen. “Ne kemi si synim që të luftojmë shpyllëzimin në shkallë industriale, duke përdorur shkallë industriale ripyllëzimi”. thotë Lauren Fletcher, themeluesi i “BioCarbon Engineering”.
“E vetmja mënyrë që ne jemi duke menduar për zgjidhjen e problemeve të vjetra, është teknika që më parë nuk ishte në dispozicion. Duke përdorur këtë teknologji, ne mund të ndeshemi me shkallën e problemit”, ka thënë Fletcher.