×
Secondary Adv

Harrojini liket! Facebook ka krijuar 6 Emoji per te shprehur reagimin tuaj

Share on Google+

Mbase jeni duke pritur butonin ‘dislike’ ose ‘nuk e pëlqej’, për të cilën para disa kohësh pati shumë zhurmë në rrjetet sociale, por jo! Kësaj radhe gjigandi i rrjetit social Facebook, është duke testuar mënyra të reja për të shprehur emocionet.

 


Përveç butonave standart, ‘like’ ose ‘coment’, përdoruesit në Irlandë dhe Spanjë u janë dhënë gjashtë “reagime" të reja për ti provuar. Ikonat e përdorura për këto emocione do të jenë thjesht Emoji dhe do të lejojnë që përdoruesit të shprehin dashurinë, lumturinë, habinë, zemërimin, trishtimin dhe intatin.

 


Mark Zuckerberg në një postim në profilin e tij deklaroi se butoni ‘like’ është pjesë e Facebook tashme prej një kohe të gjatë.
"Miliarda Like bëhen çdo ditë, dhe kjo ka qënë e vetmja mënyrë për të shprehur veten. Për shumë vite njerëzit na kanë kërkuar për të shtuar një buton ‘dislike’. Por jo çdo moment është një moment i mirë, dhe ndonjëherë ju dëshironi një mënyrë për të shprehur ndjeshmërinë. Këto janë momente të rëndësishme ku ju doni fuqinë për të ndarë më shumë se kurrë, dhe një ‘dislike’ nuk mund të jetë mënyra më e mirë për të shprehur veten”.

 


“Siç mund ta shikoni, ky nuk është një buton ‘dislike’, edhe pse ne shpresojmë që këto Emoji të kenë një kërkese më të gjerë”, tha Chris Cox i Facebook-ut.
"Duke filluar nga sot në Irlandë dhe Spanjë ju mund të filloni të shprehur simpati ndaj postimeve në Facebook me gjashtë reagime të tjera që do ti përzgjidhni. Ne do të përdorim reagime për të përmirësuar funksionin dhe shpresoj që së shpejti do të përdoren nga të gjithë”. Butoni ‘dislike’ ka qënë një nga veçoritë më të kërkuara të faqes në vitet e fundit, por themeluesi Mark Zuckerberg më parë e kishte përjashtuar atë, sepse ai ishte i shqetësuar se do të shkaktonte negativitet. Në veçanti, ai ishte në mëdyshje, sepse kishte frikë se Facebook do të bëhej i ngjashëm me Reddit, ku përdoruesit mund të upvote dhe downvote postimet.

 


Në vend që të fuste një buton të vetëm ‘dislike’ ai vendosi që të krijonte një tipar më të lehtë për njerëzit që të shprehnin ndjeshmërinë. Do të jenë pikërisht shtatë reagime në total, zyrtarisht të referuara si 'Like', 'Love', 'Haha', 'Yay', 'Wow', 'Sad' dhe 'Angry', dhe lista do të shfaqet kur një person shtyp butonin ‘like’ poshtë postit.


Më të lexuarat