Secondary Adv

Robo-Washer, roboti qe te pastron duart, i than dhe riciklon ujin pas cdo perdorimi

Share on Google+

Imagjinoni një botë pa kanale shkarkimi ujërash të zeza, pa depozita grumbullimi, pa larëse rrobash, lavamane dhe dushe që konsumojnë sasi të madhe uji, i cili përdoret vetëm një herë. Çfarë ndodh nëse ne do ta grumbullonim atë ujë dhe do ta riciklonim për ta përdorur sërisht?

 

 

Robo-Washer Revolution është duke vendosur themelet për një të ardhme të tillë. Pajisja do të lejojë jo vetëm që të riciklohet uji por edhe të mund të konsumohet përsëri. Me shpikjen e pajisjeve të reja, ju nuk do të shpërdoroni ujin, një element kaq të vyer për jetën në tokë. Robo-Washer Revolution është projektuar për të ndihmuar në zvogëlimin e përdorimit të ujit, pastron duart, i than dhe me pas dezinfekton uji që të përdoret përsëri. Sipas zhvilluesit Donal Vitez, një lavaman mesatar shkarkon deri në 65 litra ujë në ditë. Robo-Washer shmang përdorimin e sapunit duke përdorur një zgjidhje antibakteriale, në mëyrë që ta filtrojë për tu përdorur sërisht. Pasi një person lan duart, uji i përdorur grumbullohet dhe filtrohet për të përmbushur standardet. Robo- Washer gjithashtu than duart e individit në të njëjtën njësi, redukton mbeturinat e ujit dhe bakteret e ndryshme.

 


Vitin e kaluar shpikësi Donal Vitez prezantoi prototipin e tij të parë lavaman, i  cili ishte i veshur me një arkë prej druri. Por këtë vit Robo-Washer vjen me përmisime të tilla si, larjen dhe tharjen e duarve, dhe më pas riciklimin e ujin pas cdo cikli larës. Robo-Washer vjen gjithashtu edhe me një dizajn të përmirësuar dhe shumë më të rafinuar, me një trup uniform çeliku nga lart poshtë.


Kjo pasjisje eleminon sapunin tërësisht dhe lan duart duke përdorur një gotë uji antibakteriale. Pas çdo përdorimi, njësitë e filtrave dezinfektojnë ujin përsëri. Vitez shpreson se teknologjia e riciklimit Robo Washer të gjejnë aplikime tek lavapjatësit, makinat larëse, dushet dhe burimet e uji të pijshëm. Deri më tani nuk është zbuluar se sa do të kushtojë një njësi e tillë, por sipas Vitez, kjo pajisje do të kursejë para.


Më të lexuarat