
Ferma e pare me robot ne bote, firma japoneze do te zevendesoje njerezit
Ne po hyjmë në periudhën e bujqësisë teknologjike. Shkenca e bujqësisë po ndryshon mënyrën se si ne e mbjellim ushqimin. Robotët pritet të luajnë një rol vendimtar në mënyrën se si dalim për gjueti.
Një nga idetë më vendimtare do të jenë fermat vertikale. Një firmë japoneze ka në plan që të rrisë më shumë se 10 milionë tufa sallate jeshile në vit duke zëvendësuar fermerët njerëzore me robotë. Sipas saj fabrika robotike do të jetë gati në vitin 2017.Robotët dhe makineritë do të ndjekin automatikisht të gjithë procesin e mbjelljes, nga mbirja e deri tek rritja, ndërsa do të monitorojnë të gjithë nivelin e dioksidit të karbonit dhe kushtet e ndriçimit. Jo vetëm që kjo metodë do të rrisë prodhimin me gati 25 për qind, por teknologjia pritet të përgjysmojë kostot e punës dhe këto kursime do të mund të kalojë mbi konsumatorët.
Fabrika futuristike shtë duke u planifikuar nga firma Spread me bazë Kyoto dhe do të ndërtohet në qytetin e shkëncës Kansai në Kizugawa, Kyoto. Spread tashmë prodhon 7.7 milion tufa sallate çdo vit në fabrikën e saj artificiale të perimeve në Kameoka, dhe marka e saj Vegetus shitet në 2.000 dyqane rreth Toki-s.Ndërtimi i fabrikës së saj në Kizugawa është planifikuar që të nisë në pranverë të vitit të ardhshëm dhe pritet të përfundojë në verën e vitit 2017, ku pritet të fillojë edhe shitjet e para. Ajo do të mbulojë një sipërfaqe prej 4,800 metra katrore dhe të kushtojë deri në 2 miliard jen (16,7 milion dollarë), shumë e cila përfshin shpenzimet e hulumtimit dhe zhvillimin e makinerive.
Edhe pse Spread shpreson që cdo proces të jetë automatik, njerëzit ende janë të nevojshëm për të konfirmuar mbirjen e bimëve. Robo-fermerët ende nuk mund ta kryejnë me sukses procesin mbjellëse sepse fidanët janë shumë të brishtë.Në një njoftim për shtyp, Spread tha se “Do të fillojë dërgesën e mallrave në 2017 pas mbarimit të ndërtimit të fabrikës së re” si edhe sipas parashikimeve kompania planifikon të ketë një sistem prodhimi prej 80.000 tufa sallate në ditë.
Përfitimet më të mëdha të "fermave vertikale" është se ato nuk janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të motit ose kushteve të tjera të mjedisit. Fermat gjithashtu mund të mbrohen nga ndotja e ushqimit dhe pesticideve dhe mund të monitorohet nga afër për cdo sëmundje apo edhe çështje të tjera. Gjithësesi Spread nuk është e vetmja firmë zhvillimin e fermave vertikale të sallatave jeshile në Japoni, kompani të tjera kanë investuar po ashtu në këtë teknologji.
Më të lexuarat








