Secondary Adv

A do te dergoje Nasa njerez ne Mars? Agjensia zbulon planet per planetin e kuq!

Share on Google+

Deri më tani njerëzit kanë udhëtuar në Mars vetëm në filmat fantashkencorë si "Marsiani". Por së fundmi Nasa ka deklaruar se ka si qëllim që në 2030 të dërgojë njerëz në planetin e kuq.

 


Agjencia e hapësirës ka përmbledhur planin e saj ambicioz tre-fazor në një raport të quajtur “Udhëtim në Mars: Hapat e ardhshme pioniere në eksplorimin e hapësirës”. Sipas Nasa-s udhëtimi kalon ne tre faza, secila me sfida.“Nasa është më afër se kurrë në historinë tonë për të dërguar astronautët amerikanë në Mars “, tha Administratori i Nasa-s Charles Bolden.

 


“Sot, ne po publikojmë detaje shtesë në lidhje me udhëtimin tonë në Mars dhe se ne jemi të gjithë në mbështetje të këtij qëllimi. Në javët e ardhshme, unë pres që të diskutojmë detajet e planit tonë me anëtarët e Kongresit, si dhe partnerët tanë ndërkombëtare, shumë prej të cilëve do të marrin pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Astronautical javën e ardhshme."

 


Hapi i parë në dërgimin e astronautëve në Mars, rreth 54.6 milionë kilometra nga Toka, është tashmë në zhvillim e sipër, me astronautët dhe kozmonautët rusë që jetojnë në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).Teknologjitë janë gjithashtu duke u testuar në ISS, të tilla si 3D printer për të bërë pjesë, të cilat mund të jenë të dobishme për të zëvendësuar për shembull pjesët e thyera kërkimore në planetin e kuq. Kjo fazë është quajtur eksplorimi “Earth Reliant”. Ata shpresojnë që ky informacion  të ndihmojë shkencëtarët  që të planifikojnë një mision njerëzish në Mars, e cila do të sjellë një minimum udhëtimi 245 ditor për të arritur në planetin e kuq.

 


Ndërsa orbita ISS , rreth 400 km nga sipërfaqja e planetit tonë është vizituar rregullisht nga anije mallrash, në mënyrë që astronautët në Mars të jenë shumë më të pavarur -  me qëllim realizimin e fazës së dytë të misionit të quajtur “Ground Proving”.Raporti sugjeron se një ditë, fushata e eksplorimit  të hapsirës “span decades”dhe misionet mund të zgjasin deri në 100 ditë. Nasa do të nisë një seri misionesh në hapësirë  brenda një dekade, duke përfshirë misionin në asteroidin Redirect (ARM), më cilin do të testojë teknologjinë e nevojshme për kryerjen e ngarkesave masive në Mars.

 


Orien bëri fluturimin e tij inagurues në dhjetor të vitit që kaloi pa ekuipazh në bord. Kapsula dhe SLS janë planifikuar për të fluturuar së bashku për herë të parë në vitin 2018, në një udëhtim shtatë-ditor të gjatë, rreth Hënës. Një sistem i ri dhe i fuqishëm transporti në hapësirë është kyç për udhëtimin, por NASA gjithashtu do të duhet të gjejë mënyra të reja në hapësirë. Në vitet 2020 , NASA gjithashtu ka si qëllim që të provojë një sistem strehimi në hapësirë.

 


Vendosja e astronautëve në Mars është faza e tretë “Earth Independent” e planit dhe do të pasurohet nga njohuritë e fituara nga misionet e njeriut në stacionin e hapësirës dhe hulumtuesit robotik marsian. Të dhënat që do të mblidhen nga Landers e ardhshme dhe Rover-ët hi-tech në vitin 2020 që do të kërkojnë për shenja jetë dhe do të testojnë teknologji që do të gjenerojnë oksigjenin nga atmosfera e Marsit, që është e pasur me dioksid karboni.Raporti thotë: “Sfida që na presin janë të zgjidhshme, dhe Nasa me partnerët e saj janë duke punuar në zgjidhjen e tyre çdo ditë kështu që ne mund tu përgjigjemi disa prej pyetjeve themelore të njerëzimit në lidhje me jetën përtej Tokës”.


Më të lexuarat