Microsoft ka krijuar vendin më të qetë në botë. Në një përpjekje për të shfaqur angazhimin e tyre për hulumtime të pakrahasueshme dhe për të heshtur rivalët e tyre, Microsofti ka krijuar vendin “më të qetë” në Tokë, i cili ndodhet pikërisht në selinë e tyre në Redmond të Uashingtonit, në SHBA.
Kompania e njohur e kompjuterave ka ndërtuar një dhomë të pandepërtueshme nga zhurmat, në të cilën testimet e ndjeshmërisë së lartë kanë raportuar një zhurmë mesatare ambientale thuajse të paimagjinueshme qetësie prej -20,35 dBA (decibelë – njësia matëse e ndotjes akustike). Një dhomë kaq e qetë e izoluar nga burimet e jashtme të zhurmave dhe e dizenjuar për përthithjen e plotë të reflektimit të tingujve brenda saj. Deri më tani janë zhvilluar dy testime nga profesionistë të pavarur, specialistë zhurmash, dhe rezultatet kanë treguar një nivel ndotje akustike prej 20,6 decibelë dhe -20,1 decibelë; një shifër shumë herë më e mirë nga sa kishin shpresuar vetë krijuesit e saj, prej -16 decibelë.
Microsofti pretendonte prej kohësh qe të krijonte një dhomë të pakrahasueshme me dikë tjetër, për ta përdorur për testimet e pajisjeve audio. Dhe sa duket më në fund ia ka dalë mbanë duke thyer kështu edhe rekordin e mëparshëm për vendin më të qetë në botë, që ishte shënuar në laboratorët Orfield, në Minneapolis të Minnesotas, në SHBA, në tetor të vitit 2012. Përmirësimet relativisht të mëdha të kësaj teknologjie reflektojnë edhe njëherë përmirësimin e mjediseve për izolimin e zhurmave, ndërkohë që rekordi i parë ishte shënuar në vitin 2004 në nivelet -9,4 decibelë.