×
Secondary Adv

Unaza iRing do te jete pajisja me e vogel e krijuar nga Apple

Share on Google+

Apple me të vërtetë është premtues në ndryshimet që bën – edhe këtë herë do të sjellë një "unazë të zgjuar" që do të ketë shumë nga funksionet e iPhone. Gjigandi i teknologjisë javën e kaluar mori patentën për një 'iRing' që do të ketë mikrofon, dhe fotokamera, sensorë lëvizjeje dhe dridhje për të kontrolluar iPhone dhe pajisjet e tjera të Apple.

 


Unaza smart do të ketë edhe një ekran të vogël me prekje, si dhe aplikacione që mund të arrihen duke përdorur gishtin.  Megjithatë unaza e Apple nuk është e  para e këtij lloji në treg. Mes shumë produkteve në shitje, një shoqëri e quajtur Ringly shet për 200 dollarë unazë me gurë për femra, që lajmërojnë për emaile, mesazhe, apo thirrje telefonike me dritë apo dridhje. Një mikrofon do t'ju lejojë përdoruesve të shkruajne mesazhe me tekst, ndërsa një aparat i vogël do të mund të bëjë fotografi. Unaza do të ketë sensorë biometrike për të kapur normën e zemrës, nivelet e djersitjes dhe temperaturën në mënyrë që njerëzit të ndërgjegjshëm mbi shëndetin e tyre dhe aktivitetin në palester.

 


Patenta përfshin edhe planet për të zbuluar lëvizjen e shkrimit të përdoruesit, duke e lejuar atë për shënime dixhitale rekord të shkruara me dorë. E ngjashme me pajsijen e lëshuar së fundmi Apple Watch, pajisja do të ndërveprojnë me iPhone-in, për shembull, për të përdorur GPS-in.
Apple e themeluar nga Steve Jobs ka shitur mbi 700 milionë iPhone në mbarë botën. Muajin e kaluar, kompania ka raportuar se është duke krijuar një makinë elektrike brenda katër viteve të ardhshme. Matt Webb, sipërmarrës dhe konsulent në internet në Interconnected.org, ka thënë:  “Unaza mund të kryejë funksione shtesë, të tilla si të gjitha fjalëkalimet tuaja. Kjo do të bëjë atë unaza e shekullit të 21”.


Më të lexuarat