Secondary Adv

Ndertesa e pare ne bote qe furnizohet me energji nga algat

Share on Google+

Gjithnjë e më shumë po kuptojmë rëndësinë e burimeve alternative të energjisë, ndërkohë që shkencëtarët po mendojnë që algat mund të jenë ato që në të ardhmen mund të na ofrojnë zgjedhje të qëndrueshme të energjisë së ripërtërishme.

 


Në ditët e sotme ndërtesat e mbuluara me panele diellore janë të shumta, edhe energjia e krijuar nga turbinat e erës po ashtu, por ajo që ka sjellur risi është pikërisht ndërtesa BIQ e cila shfrytëzon energjinë e prodhuar nga algat për përdorim.

 

 

Arkitektët e Splitterwrkut kanë dizajnuar një ndërtesë të tillë, të quajtur BIQ, e cila është e para e këtij lloji në botë. Ajo është e veshur me një fasadë bio-adaptuese nga mikroalgat, dhe është dizajnuar për Ekspozitën ndërkombëtare të ndërtimit në Hamburg.Për krijimin e fasadës nga algat, arkitektët kanë përdorur një sistem të dizajnuar posacërisht në të cilin gjenden algat. Këto sisteme u mundësojnë algave që të jetojnë dhe të zhvillohen më shpejt se në natyrë, por gjithashtu ato ofrojnë edhe rregullimin e ajërit në brendësi të ndërtesës.

 

 

Përveç kësaj, bio-reaktorët kapin energjinë e nxehtë e cila krijohet dhe mund të përdoret për furnizim. Ndërtesa ka 15-njësi banimi të veshura në të dy anët me alga, që gjenerojnë energji nëpërmjet proceseve biokimike. Ndërtimi i saj kushtoi rreth 5 milion euro dhe zgjati një vit për ta përfunduar. BQ do të shërbejë si një fabrikë për testet në energjinë e rinovueshme në ndërtesat urbane.


Më të lexuarat