Tashme nuk do te keni me ftohte, krijohet sholla inteligjente per kepuce!
Lëvizni shpesh në këmbë, apo thjesht jeni duke pritur autobusin dhe këmbët tuaja janë të ftohta, tashmë ka një zgjidhje edhe për këtë. Dhe kjo falë krijimit të një shollë për këpucë, e cila sipas krijuesit do t’ua mbajnë këmbët të ngrohta – madje mund t’i kontrolloni edhe nga celulari.
Të quajtura “Seritë e nxehta”, këto sholla interaktive veprojnë gjithashtu edhe si pedometër për të regjistruar distancën që bëni si edhe kaloritë e djegura. Kjo është sholla e parë që ngroh, dhe që është dizajnuar për njerëzit që merren me sport profesional, gjithashtu edhe për të gjithë të tjerët të cilët kanë këmbë të ftohta gjatë dimrit.Përdoruesit mund t’i kontrollojnë ato nga një aplikacion në iPhone apo Android. Kjo bëhet e mundur duke përdorur lidhjen me Bluetooth. Temperatura e çdo sholle mund të rregullohet në mënyrë të ndryshme, me maksimum 45 gradë.
Kjo shollë inteligjente është krijuar nga Digitsole. CEO dhe projektuesi i produktit, Karim Oumnia, ka thënë se: “Për herë të parë, me një palë sholla Digitsole, ju do të jeni në gjendje të lidhni këpucët me smartphone-in tuaj dhe të ndërveproni në atë mënyrë, falë së cilës ju kurrë nuk do të keni më këmbë të ftohta”.
Sholla është jashtëzakonisht e lehtë dhe peshon rreth 100 gram. Një termostat i integruar kontrollon temperaturën, duke shkaktuar që e gjithë sholla të ngrohë këmbën tuaj. Produkti është bërë nga 'Neotech', një material i lehtë i projektuar posaçërisht me shtresa 'Ortholite' (prej polisteri me veti thithëse).
Nëse përdoret vazhdimisht bateria zgjat tetë orë, por edhe disa ditë nëse përdoret me kursim. Shollat e këpucëve karikohen me një ngarkues mikro-USB dhe janë të dizajnuara për tu përshtatur me cdo lloj këpuce, si edhe vijnë në madhësitë 34 deri në 37. Ata do të jenë në dispozicion gjatë këtij muaji në 40 vende dhe kushtojnë vetëm 198 dollarë.