×
Secondary Adv

Temupulli indian i ndertuar me 33 mije statuja

Share on Google+

Në një nga metropolet më të vjetra në botë, në qytetin Madurai në Indi gjendet tempulli i pazakontë i dedikuar Perëndeshës hinduse Parvati dhe bashkëshortit të saj Shivi. Ky tempull zë një sipërfaqe prej 180.000 kilometra katrorë.

 

 

Por ajo që e bën edhe më të vecantë këtë tempull është se janë mbi 33 mijë statuja të ngjyrosura, të cilat ndërtojnë tempullin, vend kulti hindu, i ndodhur në rrjedhën qendrore të lumit Vaigai. Tempulli  tërheq çdo vit mijëra vizitorë e pelegrinë. Në muret e tij ndodhen mijëra statuja të ngjyrosura me të kuqe, ngjyrë argjendi dhe ari.

 


Në këtë kompleks të madh ka 10 kulla të njohura si gopuram, prej të cilave më e larta është ajo në pjesën jugore (170 metra) e ndërtuar në vitin 1559, ndërsa më e vjetra është ajo lindore e ndërtuar  në vitin 1216.Në secilën prej këtyre kullave shumëkatëshe tepër mbresëlënëse ka mijëra e mijëra skulptura prej guri, të cilat paraqesin kafshë, demonë dhe perëndi nga religjioni Hindu. E pazakontë për tempujt hindu, Meenakshi Amman i është dedikuar një hyjnie femër.

 


Më shumë se 15.000 njerëz e vizitojnë çdo ditë këtë tempull mahnitës, ndërsa ditëve të premte kjo shifër dyfishohet. Çdo vit në muajin prill dhe maj kur këtu mbahet festivali, e vizitojnë disa milionë njerëz dhe kjo traditë është e vjetër më shumë se 600 vjet.


Më të lexuarat