
Studimi: New Orleans dhe Miami do te jene nen uje brenda shekullit te ardhshem
Sipas një studimi të publikuar ditën e Hënë, duke marrë parasysh se çfarë po bëhet për të frenuar ngrohjen globale, Miami, New Orleans dhe të tjera qytete Amerikane do të zhyten nën det, dhe kjo nuk ka kthim më pas.
Nëse do të merren masa ekstreme ndaj karbonit dhe zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme mund të shpëtohen miliona njerëz që jetojnë në zonat bregdetare të Shteteve të Bashkuara dhe në të gjithë botën, këto rezultate dolën në 12 Tetor, në edicionin e radhës në Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA.
Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se nëse ne nuk bëjmë asgjë për të reduktuar djegien e karburantit deri në vitin 2100, planeti do të përballet me rritjen e nivelit të detit prej 4.3-9.9 metra, tha autori Ben Strauss, nënkryetar për nivelin e detit dhe klimës në Climate Central.
Pasiguria e madhe është çështja se kur?
“Disa nga këto mund të ndodhin në fillim të shekullit të ardhshëm”, tha Strauss.
“Por, ajo gjithashtu mund të marrë shumë shekuj”, shtoi ai.
"Vetëm mendoni një grumbull akulli në një dhomë të ngrohtë. Ju e di se ajo do të shkrihet, por është e vështirë të themi se sa kohë do të duhet të shkrihet”.
Studimi paralajmëron rrezik për shumë se 20 milion njerëz që banojnë në qytete bregdetare. Ajo që është edhe më trondistëse është se janë 414 qytete të SHBA-së të rrezikuara. Autorët kanë projektuar emetimet e karbonit të shkaktuara nga bizneset, për të parë shkrirjen e akullit në Antarkidën perëndimore, një proces që sipas disa ekspertëve është e pakthyeshme.Ata gjithashtu morën parasysh se çfarë mund të ndodhë në qoftë se bota do të bëjë një kthesë të madhe, duke arritur pikut e emisioneve të karbonit deri në vitin 2020. Ky skenar radikal do të ndodhë shumë më herët se parashikimi i disa fuqive botërore, tha Shtraus.
Për qytete si Miami dhe New Orleans, kufijtë janë tejkaluar tashmë. Shteti i Floridës ka numrin më të madhe të qyteteve të mëdha në rrezik nga rritja e nivelit të detit, dhe mban 40 për qind të popullsisë amerikane. Pas Floridës, tre shtetet e ardhshme më të prekura janë Kalifornia, Luiziana dhe Nju Jork-u. Nju Jorku është gjithashtu në rrezik, dhe me një skenar më të keq, qyteti mund të jetë i banueshëm deri në vitin 2085, sipas studimit.
Por veprimi i fortë – reduktimi i emetimeve të karbonit deri në vitin 2050 në nivele që kanë qënë në vitin 1950 - mund të bëjë një ndryshim. Një total prej 14 qytete me më shumë se 100.000 banorë mund të shmangin braktisjen në këtë shekull, duke përfshirë Jacksonville, Florida; Chesapeake, Norfolk, dhe Virginia Beach në Virginia; dhe Sacramento dhe Stockton në Kaliforni.
Më të lexuarat








