×
Secondary Adv

Keni ftohte? Ja xhupi hi-tech qe ju duhet per ne dimer!

Share on Google+

Që nga fillimi i muajit tetor, erdhi zyrtarisht vjeshta dhe temperaturat e ulta zunë vend duke na treguar që është koha për të ndryshuar gardarobën. Nëse edhe ju jeni ndër ata njerëz që keni ftohtë? Atëherë ky xhup është për ju! I quajtur ‘Evolve’ është një nga veshjet më të fundit që përdor teknologjinë moderne.


Kompania ‘Venture Heat’ ka krijuar këtë xhup falë tre panele për ngrohje të instaluar në të, madje ju mund ta përcaktoni vetë se cfarë temperature. Ky produkt i ri i krijuar pritet që të jetë tepër popullor për shkak të vecorisë që të ofon.


Në pjesën e jashtme, xhupi Evolve duket si një xhaketë tipike me materiale poliestri - material elastike me të cilat bëhen zakonisht rrobat. Por ndryshe nga të tjerat, ky xhup përmban në anën e brendshme tre panele ngrohje, një në anën e pasme dhe dy në kraharor, të cilat janë projektuar për të mundësuar nga çfarëdo lloj karikuesi USB (bateri e jashtme) me fuqi 2.0 A. Këto panele ngrohje janë fleksibile dhe të ndara nga një shtresë rrjete për transferimin sa më efikas të ngrohjes. Një kontrollues i vendosur jashtë, i lejon përdoruesit të ndryshojë temperaturën e xhupit, nga 35º të 41º C për temperaturat e ulta, të mesme 41º - 46ºC dhe të larta 46º - 52º C.

Me një bateri 10,400-mAh, një xhup mund të sigurojë diku nga 3.5 -12 orë ngrohtësi të vazhdueshme, në varësi të përcaktimit të temperaturës. Ju nuk do të keni nevojë më për ngrohje shtesë në momentin që përdori këtë xhup. Përvec kësaj xhupi ka një xhep të papërshkueshëm nga uji, ku përdoruesit mund të mbajë sende personale të thata në kushtet e motit të lagësht apo me dëborë, një xhep ku ju mund të ruani karikuesen USB, si edhe një mbajtëse për kufjet.


‘Venture Heat’ ka projektuar posacërisht panelet e ngrohjes në mënyrë që të parandalojnë qarqet e shkurtëra. Pra, jo vetëm që është një xhup që ju ngroh, por është edhe i sigurtë për tu veshur. Ju gjithashtu mund ta lani, ta vendosni në makinë larëse normalisht së bashku me rrobat e tjera.

Xhupi Evolve është aktualisht në financim në Indiegogo, ku kompania pret të grumbullojë një total prej 30,000 dollarësh. Duke filluar nga 89 dollarë ju mund të bleni një xhup të zi ose gri në madhësi që variojnë nga XS deri XXL së bashku me një karikuese USB. Teknologjia dhe dizajni për të prodhuar xhupin Evolve është gati, kështu që nëse prodhimi shkon sipas planit, mbështetësit mund të presin dërgesat e para diku në dhjetor.


Më të lexuarat