×
Secondary Adv

Ja ku do te strehohen miliardieret ne rastin e nje apokalipsi!

Share on Google+

Kur bëhet fjalë për fundin e botës, kompania nëntokësore  e ndërtimit Vivos ka bërë më shumë sesa në një shtëpi për të jetuar.Vivos Europa, një strehë-bunkier në Rothenstein, Gjermani mendohet  të jetë më e madhja e ndërtuar dhe më të sigurta në botë. Gjithashtu është një nga më luksozet në botë.

 

 

 

Nëse edhe ju mendoni të jeni pjesë e saj, një vend në këtë bunkier është në dispozicion vetëm me ftesë, dhe secilit i duhet  të paguajë 5 milionë dollarë  për të qënë pjesë e saj. Blerësit vetëm atëherë mund të kenë dhomat e tyre të zbukuruara  dhe të përshtatura sipas preferencave.Kur struktura të jetë e plotë, bunkeri masiv do të vendoset për tu mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore.

 

 

I ndërtuar fillimisht nga sovjetikët gjatë Luftës së Ftohtë, i cili u përdor si një fortesë për pajisjet dhe municionet ushtarake, prona e pabesueshme u zbulua vetëm kohët e fundit nga themeluesi i Vivos, CEO Robert Vicino.Ai tha se mundësia për të blerë një hapësirë në bunkierin Europa po prezantohet ekskluzivisht për milardierët dhe industrialistët globalë."Ne nuk e dimë kur një apokalips do të ndodhë. Për ata që nuk e kanë siguruar një zgjidhje ende, kjo tashmë është tepër vonë," tha Vicino. "Kjo është e shtrenjtë, por është një investim në jetën tuaj dhe në pasuri të patundshme."


Më të lexuarat