Se shpejti nuk do te keni nevoje per syze optike, ja pse!
Një pajisje e thjeshtë që mund të rivendosë shikimin e përsosur tek të moshuarit, duke përdorur një material që gjendet në ekranet e smartphoneve dhe televizioneve mund të jetë në dispozicion brenda një dekade.
Studiuesit në Universitetin Leeds kanë zhvilluar një lente të re për sytë, të bërë nga i njëjti material që gjendet në ekrane (LCD), falë së cilës të moshuarit nuk do të kenë më nevojë të përdorin syze. Me kalimin e moshës, thjerrëza e syrit të tyre humb fleksibilitetin dhe elasticitetin. Kjo çon në një gjendje të njohur si presbiopia, e zakonshme për njerëzit mbi 45 vjeç, që mund të kërkojnë ndihmat optike, të tilla si syzet e leximit. Devesh Mistry, një student kërkues pasuniversitar në Shkollën e fizikës dhe astronomisë, është duke punuar momentalisht me kristale të lëngëta për të krijuar një lente të vërtetë artificialisht të rregullueshme.
Ai tha: “Me kalimin e moshës, thjerrëza e syrit ngurtësohet, kur muskujt janë në kontakt me syrin, ata mund të japin formë për të sjellë objektet në fokus. Duke përdorur kristale të lëngshme LCD, të cilat ndoshta e dini që është materiali që përdoret në ekranet e TV dhe smartphone-ve, lentet do të rregullojnë dhe do të përqëndrojnë shikimin automatikisht, varësisht nga lëvizja e muskulit të syrit”. Duke përdorur këto materiale kristali me bazë të lëngshme, studuesi Devesh po zhvillon zëvendësimet sintetike për lente - një brez i ri i lenteve dhe implanteve intra-okulare për përmisimin e shikimit.
Brenda një dekade, do të jetë e mundur që të prodhohen lente LCD për ndërhyrje kirurgjikale të shpejta. Kirurgët mund të bëjnë ndërhyrje në sy me ultratinguj për të hequr thjerrëzën e dëmtuar të syrit, duke vendosur të renë për një shikim më të qartë. Lentet mund të ketë aplikim në trajtimin e 'cataracts' – shikimit të turbullt, e cila ndikon tek shumë njerëz në jetën e mëvonshme.
Aktualisht studiuesi Devesh është duke bashkëpunuar me Kërkimet Eurolens në Universitetin e Mançesterit dhe me ULTRAVISION CLPL, një prodhues lentesh si edhe Universitetin Leeds. Hulumtimi i tij bazohet në punën e mëparshme nga të njëjtët bashkëpunëtorët, të cilët zhvilluan një lente kontakti prototip me një fokus të kontrollueshëm-elektrik duke përdorur kristale të lëngshme. Lentet e para do të jenë komercialisht në dispozicion për shitje pas gjashtë ose dhjetë viteve të ardhshme.