×
Secondary Adv

Zbulimi: Jeta ne Toke ka nisur 300 milion vjet me pare

Share on Google+

Një studim i ri ka treguar se organizmat e gjallë mund të ketë ekzistuar në Tokë rreth 300 milionë vjet më herët se sa ishte menduar më parë.

 

 


Nëse konfirmohet, zbulimi do të thotë se jeta u shfaq në një kohë shumë të shkurtër pasi u formua Toka, nga një disk primordial pluhuri dhe gazi që rrethoi diellin 4.6 bn vjet më parë. Hulumtuesit zbuluan provat në copat e grafitit brenda kristaleve të zirkonit të gjetura në Jack Hills, në Australinë Perëndimore, ishin jashtëzakonisht të vjetra.

“Njëzet vjet më parë, kjo do të kishte qenë heretike; gjetja e një dëshmie jete, 3.8 miliardë vjet më parë do të ishte shokuese”, tha Mark Harrison, bashkë-autor i studimit dhe profesor i kimisë së Tokës në UCLA. “Jeta në Tokë mund të ketë filluar pothuajse menjëherë”, shtoi Harrison, anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave. “Me përbërësit e duhur, jeta mund të jetë formuar shumë shpejt”. Hulumtimi i ri tregon se jeta ka ekzistuar para bombardimeve masive të sistemit të brendshëm diellor që formoi krateret e mëdha të Hënës 3.9 miliardë vjet më parë. Atomet në grafit, një formë kristaline e karbonit, është vulë e origjinës biologjike.

 


“Nëse e gjithë jeta në Tokë ka vdekur gjatë këtij bombardimi, atëherë jeta duhet të ketë rinisur shpejt”, tha Patrick Boehnke, një bashkë-autor i studimit dhe një student i diplomuar në laboratorin Harrison. Shkencëtarët kishin besuar për një kohë të gjatë se toka ishte e thatë dhe e shkretuar pas asaj periudhe kohore.


Hulumtuesit, të udhëhequr nga Elizabeth Bell - një studiuese Akademike në laboratorin Harrison – ka studiuar më shumë se 10.000 zirkonë të formuar fillimisht nga gurë të shkrirë, ose magma, të gjetura në Australinë Perëndimore.

 

Shkencëtarët kanë identifikuar se nga 656 zirkone, ata kanë analizuar 79 prej tyre me spektroskop Raman, një teknikë që tregon strukturën molekulare dhe kimike të mikroorganizmave të lashtë në tre dimensione. Bell dhe Boehnke, të cilët janë pionerë në testet kimike dhe mineralogjike për të përcaktuar gjendjen e zirkoneve të lashta, ishin në kërkim të karbonit, komponentit kryesor për jetën. Një nga 79 zirkonet e analizuara përmbante grafit - karbon të pastër - në dy lokacione. Hulumtuesit thonë se janë shumë të sigurtë, se zirkoni i tyre përfaqëson një grafit 4.1 miliardë vjeçar.


Hulumtimi sugjeron se jeta në univers mund të jetë e bollshme, tha Harrison. Në Tokë, jeta e thjeshtë duket se është formuar shpejt, por kjo mori miliona vjet që të evoluojë duke arritur tek aftësia për të kryer procesin e fotosintezës. Karboni i përfshirë në zirkon ka një karakteristike - një raport të veçantë të karbonit-12 dhe të karbonit-13 - që tregon praninë e jetës fotosintetike.

 

Shkencëtarët amerikanë, të udhëhequr nga Dr. Mark Harrison, nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos, tha se grafiti i mbështjellë plotësisht në zirkon nuk ka qenë i kontaminuar me gjithë kalimin e epokave. Ata shkruan se: “Ky studim zbuloi se izotopi i karbonit tokësor daton të jetë 300 milion vjet më i vjetër se mostrat e mëparshme të zbuluara në jug-perëndim Grenlandës”.


Më të lexuarat