×
Secondary Adv

9 hotelet me luksoze ne bote ne ndertim e siper

Share on Google+

Shimao Intercontinental Wonderland - Shanghai, Kinë

 

Shimao Wonderland Intercontinental është një ndër hotelet më të përfolura të dekadës së kaluar. Pas një vonese në përpunimin e planit, duket se “Wonderland” është duke u përfunduar. Hoteli do të kushtojë 527 milionë dollarë dhe është duke u zhvilluar nga studioja britanike Atkins, si edhe do të ketë 380 dhoma dhe 19 kate – dy nga të cilat do të jenë nën ujë.

Pjesa tjetër e hotelit Intercontinental Shimao do të ndërtohet në peizazhin malor dhe klientët do të jenë në gjendje të argëtohen me lojëra në liqen si edhe të përdorin shkëmbinjtë përreth për ngjitje. Ndërtimi pritet të zgjasë rreth tre vjet dhe do të jetë gati në vitin 2017 – me dhoma që pritet të kushtojnë rreth 300 dollarë për një natë. Një pishinë dhe një qendër sportive gjithashtu do të ndërtohen brenda hotelit, si dhe disa restorante, një sallë banketi dhe salla për konferenca.


Resorti nënujor Poseidon në Fixhi

Një hotel i vendosur tërësisht nën ujë mund të tingëllojë si një dicka që e shohim vetëm në filmat fantashkencorë. Por kjo është pikërisht ajo që është ndërtuar në brigjet e Fixhi, ku strukturat nëndetëse amerikane kanë përdorur inxhinierinë nënujore për të ndërtuar një hotel të tërë. Resorti do të ofrojë 24 suita, një bibliotekë, spa, bare, restorante dhe një hapësirë për konferenca- të gjitha me një panoramë mbreslënëse. Zhvilluesi L. Bruce Jones thotë se klientët do të kenë akses në katër nëndetëse Triton dhe do të jenë në gjendje të mësojnë si ti pilotojnë ato në thellësi të oqeanit. Hoteli ka nisur ndërtimin në vitin 2008, por mbetet ende shumë për tu bërë. Gjithësesi Jones thotë se ai beson se hoteli Poseidon mund të hapet në rreth dy vjet.


Resorti Keemala – Phuket, Tajlandë

Resorti Keemala Tajlandë është një hapsirë tropikale me shtëpiza të ndërtuara nga druri i bambusë, pishina, si edhe kopshte tipike tropikale përgjatë detit Andaman. Ky kompleks magjepsës në ishullin e Phuket do të hapë dyert e tij në fund të këtij viti.


Lofoten Opera Hotel, Norvegji

 

Kjo strukturë në formë gjarpëri e projektuar nga firma e arkitekturës Snøhetta në një dalje shkëmbore në arkipelagun Loften të Norvegjisë. Ndërtesa ka si qëllim që të ofrojë ndjenjën e të qenit në mes të katër elementeve, duke ofruar një pamje nga deti. Objekti do të përfshijë një SPA dhe një amfiteatër.


Hoteli në formë gjysmëhëne - Baku, Azerbajxhan

Azerbajxhani po përpiqet t’i marrë Dubait kurorën e mbretit të arkitekturës moderne. I njohur më parë si Qyteti i Zi, për shkak të ndotjes nga nafta, kryeqyteti po përjeton një transformim të madh. Horizonti i qytetit po mbulohet çdo ditë e më shumë me ndërtesa të mrekullueshme, që nga TV Tower deri te kullat pothuajse të përfunduara Flame Towers.


Një pike e re referimi do të jetë Hotel Gjysmëhëna (Hotel Crescent), një ndërtesë 33-kateshe në forme hëne të kthyer kokëposhtë në brigjet e detit Kaspik. Sipërfaqja 220 hektarëshe, e cila me përpara ka qënë një qendër magazinimi për industrinë, tashmë ia ka lënë vendin ndërtimit të zyrave, hoteleve, shtëpive dhe qendrave të shërbimit për 50 mije banorët e Baku-së. Firma koreano-jugore e arkitekturës, Heerim Architects and Planners, po zhvillon zonën e Hotel Crescent.  Hoteli pritet të përfundojë në fund të vitit 2016.


Ishujt privat Amillarah, Dubai

Dubai është njohur edhe me projektet më bombastike të zhvillimit - dhe në përgjithësi është i hapur për shtimin e ishujve private në bregdetin e tij. Në këtë mënyrë Dubai pritet të ndërtojë arkipelagun e parë lundrues në botë në vitet e ardhshme. OQYANA Real Estate dhe Amillarah Private Islands kanë marrë lejen e nevojshme për të filluar punën për ndërtimin e 33 ishujve artificiale që nga qershori i këtij viti. CEO i Amillarah Paul van de Kamp tha se kompania do të fillojë punën, duke përdorur trashëgiminë hollandeze të qindra viteve për të punuar nën ujë, për të zhvilluar projektin.


Royal Atlantis, Dubai

Imagjinoni se si do të duket një copë djathi zviceran nëse ne do ta ndërtonim me lego. Dhe e reja e fundit vjen sërisht nga Dubai, kësaj radhe planet janë për të ndërtuar një hotel turistik të quajtur Royal Atlantis. Kompania Bahamas me bazë në Kerzner shpreson të ripërcaktojë luksin kur të hapë këtë kompleks 1.4 miliard dollarësh në vitin 2018 në brigjet e Dubait. Kompleksi do të strehojë deri në 800 klientë dhe do të ofrojë 250 apartamente luksoze në të gjithë 46 katet e tij.


Hoteli lundrues Salt & Water, TBA

Një plan për të krijuar një hotel lundrues me apartamente në jaht, fitoi çmimin “Dizajni i Mijëvjeçarit” në vitin 2015. Projekti aktualisht është në zhvillim nga studioja dizenjuese serbe Salt & Water. Koncepti përbëhet nga një zonë qendrore për pritje, restorante dhe sallë për aktivitete të ndryshme, si edhe dhoma të veçanta në jaht që të ftuarit mund të lundrojnë kudo që ata dëshirojnë. Çdo apartament është projektuar që të jetë në një kornizë me natyrën, me një sallon, kuzhinë, një banjo dhe një dhomë gjumi.  Drejtoresha e dizajnit Svetlana Mojic paralajmëroi se ende nuk ka nisur puna për ndërtimin e tij. “Për momentin ne jemi duke kërkuar për investitorë dhe bashkëpunëtorë potencialë, por ende nuk ka një marrëveshje interesi, unë besoj se do të ndërtohet shumë shpejt”, tha ajo.


Resorti i malit Dawang - Changsha, Kinë

Besoni apo jo, Shimao Wonderland nuk është zgjidhja e vetme e Kinës në zhvillimin e maleve në konceptin e saj. Në zonën e malit Dawang po ndërtohet një resort i pabesueshëm në një pjesë tërësisht gurore. Prona do të ketë dy mjedise të kundërta: një liqen me kopshte dhe një qendër sikish të mbuluar. Në këtë kompleks do të ndërtohet një kullë 100 metra e lartë e vecantë, në të cilën do të ofrohen 330 apartamente. Ndërtimi filloi në korrik nga kompania me seli në Vjenë Coop Himmelb. Ndërsa zëdhënësja Marina Jovanovic tha se kompania pret që të përfundojë gjithçka në vitin 2016.


Më të lexuarat