Ja kush eshte projekti inxhinierik me i madh ne Europe!
Në Londër po ndërtohet tuneli hekurudhor më i madh në Europë. Rrjeti pritet të hapet në vitin 2018, dhe do të jetë projekti më i madh i inxhinierisë civile në Evropë.
Pasi të përfundojë, tuneli do të jetë 56 kilometra, dhe do të përfshijë stacione, ndërlinja të tjera, të cilat do të lidhin qendren e qytetit me rrethinat e jashtme, si edhe aeroportin Heathrow, afro 40 metra në pjesën e poshtme të qytetit. Ky është një ndër projektet më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë, me një buxhet prej më shumë se 20 billion dollarësh. Për ata që janë përfshirë në këtë projekt, sfida më e madhe është të punojnë në një qytet të mbipopulluar si Londra.
“Kjo nuk ka të bëjë thjesht me ndërtimin e ndërtesave nëntokë, por instalimin e sistemeve elektrike, hidraulike, etj. Ajo ka qenë sfida më e madhe e karrierës sime”, tha menaxherja e projektit Linda Miller për CNN. Puna për ndërtimin e këtij tuneli filloi gjashtë vjet më parë, me një ekip që punon 24 orë në ditë. Ajo që e bën edhe më të vecantë, është kujdesi i madh që tregojnë punëtorët, sepse nëse ata lëvizin qoftë edhe një milimetër, kjo mund të shkaktojë probleme për ndërtesat mbi tokë.
Inxhinierët kanë nevojë për të kompensuar këtë duke pompuar fino (materiale mbushëse) përmes tubave të stabilizuar në ndërtesa në sipërfaqe. I gjithë materiali i hequr nga nëntoka për të ndërtuar tunelin është përdorur për të krijuar rreth 6 kilometra katrore rezervë natyre në Essex të Londrës. Projekti është gjithashtu një sfidë për ata që e menaxhojnë: “Kur ju keni projekte të tilla kaq të mëdha, i gjithë thelbi qëndron tek mënyra se si e ndani punën dhe menaxhimin e tij”, shpjegon Bill Tucker, drejtor i seksionit qendror, i cili menaxhon 650 punëtorë dhe 22 kontraktorë.