×
Secondary Adv

Robote qe transformojne apartamentin tuaj ne nje minute!

Share on Google+

Në shumicën e qyteteve të mëdha, çmimi i pasurive të patundshme është duke u rritur më shpejt se sa të ardhurat. Kjo është ajo që shtyn njerëzit dhe bizneset të zgjedhin hapësira gjithnjë e më të vogla. Pra, pyetja është: si mund ti përdorim këto sipërfaqe për të përfituar më shumë hapsirë?

 

 

Një kompani e quajtur “Asmbld” ka një vizion mjaft të veçantë për të ardhmen e hapësirave të vogla të jetesës. Falë një ‘ushtrie’ robotësh të vegjël, dhoma juaj mund të ndryshojë thjesht me një klik në smartphone-in tuaj.

 

 

Kompania ka projektuar robotë të vegjël që mund të mblidhen në module më të vogla dhe në çdo formë. Përdoruesit mund të rregullojnë hapësirën në telefonat e tyre vetëm në disa minuta. Për shembull, përdoruesit mund të ndërtojnë një dhomë të re, ose të shkarkojnë dizajne të reja mobiljesh që do të ‘rriten’nga dyshemeja. Dhe kjo do të përsëritet cdo herë kur është e nevojshme. Sistemi i brendshëm Dom mund të ndihmojë bizneset që të përshtaten shpejt me nevojat në ndryshim. Për shembull, ju mund të rrisni numrin e dhomave për mbledhje dhe zyra private duke i ndërtuar ato sipas kërkesës. Ose hapësira plotësisht të rikonfiguruara për evenimente të vecanta.

 

Project Dom Apartment Reconfiguration from asmbld on Vimeo.

Project Dom Buildings - Rapid Robotic Pavilion Assembly from asmbld on Vimeo.


Robotët orientojnë veten duke përdorur sensorë të lehtë dhe shënues në sipërfaqe. Strukturat janë të mbledhura shtresë pas shtrese, dhe robotet krijojnë çdo skicë duke përdorur elementë identikë modulare. Pas një skicë, shtresa mblidhet nën dysheme. E ndërsa robotët e heqin atë kur është e nevojshme.
Këto pllaka modulare janë sikurse 'pixels'. Ato mund të jetë nga materiale të ndryshme si: dru, metal, plastike, madje dhe qeramike. Përdoruesit mund të përcaktojë pothuajse çdo formë në një mjedis 3D.


Më të lexuarat