×
Secondary Adv

Rikthim ne te ardhmen! Ja si do te duken qytetet ne 2045

Share on Google+

Ndërkohë që bota feston përparimet e teknologjisë, futuristët tashmë janë duke bërë parashikime se si ne do të udhëtojmë, punojmë dhe jetojmë në 30 vitet e ardhshme.

 


Në 2045, ata parashikojnë se ne do të flasim me ndërtesat, dritaret do të zëvëndësohen me ekrane virtuale vetëshëruese, dhe areoplanët do të jenë  autopilot. Por kjo nuk do të thotë se do të jetë një shoqëri plotësisht autonome. Një ekspert beson ne madje mund ta braktisim teknologjinë dhe të rikthehemi tek lapsi dhe letra, ndërsa një tjetër parashikon se qirinjtë dhe temjani do të rregullojnë problemet e rënda shëndetësore. Parashikimet janë bërë nga specialistë të inteligjencës artificiale, futuristë, nga universitetet Australiane si edhe nga ekspertë të kompanise Britanike, Hewden.


Dr. Ian Pearson, një futurolog nga kompania Hewden, është fokusuar veçanërisht se si do të duken ndërtesat gjatë 30 viteve të ardhshme. Nga mesi i shekullit, Dr.Pearson beson se ndërtesat do të kenë ‘personalitete’ të inteligjencës artificiale, që do të thotë se do të jenë në gjendje të ‘flasin’ me njerëzit.
Shtëpitë dhe zyrat do të mbledhin dhe do të përpunojnë të dhëna nga sensorë të ndryshëm për t’ju lajmëruar, kur kanë nevojë për riparime apo ngrohje- ftohje. Si rezultat, nuk do të kenë çelësa dhe kontrolle manuale. Dr. Pearson krahason këto rrjete me “sistemin nervor të njeriut”.

 


Ndërtesat do të ndërtohen me plastikë të tejdukshme dhe beton vetëshërues, dhe punëtorët do të kenë eksoskelete super të forta si suport gjatë punës.
Arkitektët do të jenë në gjendje të zhvillojnë ndërtesa super të larta, pasi falë ashensorëve me sisteme shtytëse magnetike cdo gjë do të jetë e mundur. Automjetet do të mund të udhëtojnë vertikalisht në një “korsi ashensori” brenda ndërtesave. Inxhinierët gjermanë nga ThyssenKrupp tashmë kanë filluar duke punuar në teknologji të tilla të quajtura Multi.


Nga mesi i shekullit, Dr. Pearson beson se ndërtesat do të jenë 1600 metra të gjata dhe disa mund të jetë aq të mëdha se kapaciteti i tyre do tu mundësojë atyre që të funksionojnë si qytete të vogla brenda tyre. Duke pasur ‘ndërtesa mbi re’, dritaret do të zëvendësohen nga ekrane virtuale në mënyrë që njerëzit të mund të zgjedhin çdo pamje që u pëlqen.

 


Filmi “Back to the Future” parashikoi gabimisht se deri në vitin 2015 ne të gjithë do të kemi makina fluturuese, por kjo do të mund të bëhet realitet vetëm në 2045. Ajo që me shumë mundësi do të mund të realizohet është se avionet do të jenë inteligjentë, pra cdo gjë do të bëhet autonome.
Kimistë nga Universiteti i Bristolit kanë zhvilluar tashmë një përbërës vetë-shërues që mund të mundësojë që krahët e dëmtuar të avionëve të ndryshëm të mund të riparojnë vetëveten sikurse riparimi i lëkurës tek njeriu. Përbërësi mund të përdoret gjithashtu për të bërë ekranet tek celularët  që të riparojnë vetën automatikisht.


Në temën e transportit, Dr Pearson shtoi se makinat me vetë-drejtim dhe kamionët do të jenë të gjithëpranishëm në 2045 dhe askush nuk do të zotërojë makinat e tyre personalisht, sepse rrjetet do të drejtohet nga kompani të posacme.

 


Rrugët do të kenë korsi të posacme elektrike për makinat me energji, sikurse edhe një linjë e vecantë për ciklistët. Megjithatë, këto rrugë dhe korsi biçiklete do të jenë të tepërta pasi njerëzit do ta kenë më të nevojshme të shkojnë në zyrë në sajë të përparimeve të fushës së komunikimit. Philip Dega, një lektor në Universitetin e Telekomunikacionit Swinburne tha se në 2045: njerëzit do të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet telepatisë. Ai vazhdoi se ne do të kemi edhe lente kontaktit për të parë cdo gjë virtualisht. Megjithatë, ai nuk është i bindur për përparimet teknologjike që kemi parë gjatë këtyre tre dekadave të fundit, por se cfarë do të ndodhë në të ardhmen kjo ende nuk dihet!


Më të lexuarat