×
Secondary Adv

Super-roboti qe nderton pa ndihmen e njeriut

Share on Google+

Në të ardhmen shtëpia juaj do të ndërtohet nga Robo-ndërtuesit e avancuar në gjendje për të ecur në kantierët e ndërtimit me mjaft lehtësi. Arkitektë dhe shkenctarë me bazë në Zyrih kanë krijuar një robot autonom ndërtimi  të quajtur “In-situ Fabricator”, të aftë për të vënë tulla në struktura të ndryshme.

 


Krahu i robotit është i pajisur me lazer dhe sensorë dhe mund të krijojnë harta 3D të kantierit brenda disa minutave. Roboti është hartuar në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve në Zvicër (NCCR) nga një ekip ekspertësh të udhëhequr nga Matthias Kohler. Profesor Kohler, një arkitekt nga ETH, shpjegoi se roboti është “makina e parë që në fakt mund të shkojë në vendet e ndërtimit dhe të ndërtojë pavarsisht kushteve”. Në një video, roboti shihet duke hequr tulla nga transportieri dhe duke i vendosur në formë piramidale. Roboti përbëhet nga një krah me bazë të lëvizshme, i projektuar për të qënë autonom.

 


Një lazer 2D punon me algoritme kompjuterike posaçërisht për të projektuar dhe krijuar një hartë 3D të një kantieri, të lidhur me planet strukturore. Kjo hartë lejon robotin të dijë vendndodhjen e tij në të gjitha rastet dhe të lëvizë rreth një kantieri ndërtimi pa ndihmë. Gjithashtu mund të përshtatet me ndryshime të vogla të projektimit duke skanuar mjedisin e tij.

 


Mbikëqyrësi i kërkimeve Jonas Buchli tha për Reuters: “ Kantieri i ndërtimit për ne, si studiues të robotikës, është një mjedis interesant.” Ai është i pajisur me një njësi matëse për inertet (IMU), që mat orientimin e robotit në çdo hapësirë. Duke kombinuar të dhënat nga të gjithë sensorët, roboti mund të identifikojë me saktësi se ku ndodhet. Profesor Kohler shtoi se një robot ndërtues do të ketë përfitime të shumta, në drejtim të reduktimit të kohës së planifikimit para se të fillojë ndërtimi.


Më të lexuarat