Mberrin uragani Patricia ne Meksike, me i forti i regjistruar ndonjehere
Uragani Patricia godet bregdetin jugor të Meksikës me forcën e 305 kilometrave në orë, përafërsisht në 5:40 të së premtes (ora lokale), në një pikë të ndërmjetme midis Playa Perula dhe Chamela Bay, në shtetin meksikan të Jalisco.
Shtetet e Jalisco dhe Colima janë të parat që janë përballur me forcën e Patricias. Deri më tani, ndikimi më i madh është në Barra de Navidad, Melaque, San Patricio, Campo Acosta, Cihuatlan, dhe komunat Tomatlan.
Uragani më i fuqishëm i rregjistruar ndonjëherë në hemisferën perëndimore, kështu e përshkruajti Patrician, Qendra Kombëtare për Uraganët në SHBA, e cila ka goditur Meksikën nga brigjet e Paqësorit, duke lëvizur drejt veri-perëndimit me erën që shkon në 305 kilometra në orë.Qendra Kombëtare bëri të ditur se stuhia e kategorisë 5 është edhe më e fuqishmja e regjistruar ndonjëherë. Uragani Patricia mund të krahasohet me Tajfunin Haiyan, që shkaktoi 7300 të vdekur në Filipine, para dy vitesh.
Qendra e Uraganit Patricia, ka një diametër prej 9 kilometrash, dhe forca e erërave të saj shtrihet deri në rreth 100 kilometra nga qendra. Parashikimet tregojnë se uragani, që përkthehet në 17 kilometra në orë, do të humbasë intensitetin e tij pasi të ketë goditur malet e Jalisco dhe mund të degradojë në kategorinë e dytë.