×
Secondary Adv

Taksite SkyTran, gati per tu bere realitet ne Izrael

Share on Google+

Jeni të lodhur nga bllokimi i përditshëm në trafik? Tani vjen një zgjidhje edhe për këtë! Skytran ‘taksitë në qiell’ janë duke bërë debutimin e tyre në Tel Aviv të Izraelit.

 


Sistemi ajror tranzit përmban “makina”që lëvizin magnetikisht në një lartësi 6-10 metra. SkyTran, një kompani me bazë në Mountain View, Kaliforni, ka zhvilluar sistemin për pesë vjet. Projekti pilot do të debutojë në Tel Aviv, në fund të tetorit. Sistemi do të jetë i gjatë rreth 274 metra në kampusin Industrial të Hapsirës Ajrore të Izraelit.Fillimisht do të testohet vetëm një ‘makinë’, e cila mund të mbajë deri në katër persona dhe do të udhëtojë me një shpejtësi 27 m/s.  Nëse gjithçka shkon mirë, kompania do të zgjerohet në të paktën tre qytete të tjera izraelite dhe disa qytete të SHBA-së deri në vitin 2018.

 


Kjo teknologji transporti është shumë herë më e lirë dhe më e thjeshtë për ta ndërtuar se sa hekurudhat dhe metrotë - tha Jerry Sanders, CEO i SkyTran.
Ndërkohë për të ndërtuar një kilometër të këtij sistemi duhen rreth 8 milion dollarë dhe çdo makinë kushton 25,000 - 30,000 dollarë.  Sistemi SkyTran është i ndërtuar me çelik dhe alumin. Sanders thotë se një sistem i plotë mund të mblidhet dhe instalohet në vetëm disa ditë.

 

Sistemi përdor teknologjinë magnetike për ngritjen në ajër dhe për të lëvizur makinat. Me fjalë të tjera, elektromagnetët prodhojnë forcë shtytëse duke bërë të mundur lëvizjen e makinave, gjë që e bën një sistem energjie efikas. Kjo teknologji është e dobishme veçanërisht në vendet ku energjia elektrike nuk është e sigurtë.“Disa amerikanë kanë shprehur interes në sistemet SkyTran”, tha Sanders, përfshirë Baltimore-n dhe Inglewood, në Kaliforni. SkyTran shpreson të fillojë ndërtimin e këtij sistemi në Baltimore gjatë vitit të ardhshëm.


Më të lexuarat