×
Secondary Adv

10 robotet moderne me aftesi te frikshme

Share on Google+

Robotët janë duke u bërë gjithnjë e më të shumtë në ditët e sotme. Është e frikshme të shikosh aftësitë më të fundit të tyre. Ndërkohë që kjo mund të jetë shqetësuese për disa njerëz, shkencëtarët e quajne këtë si arritjen më te madhe inxhinierike në ditët tona. Ja kush janë 10 robotët me aftësitë më të të vecanta!



10.Yaskawa Motoman MH24 – me aftësi Samurai

Ky robot mund të krahasohet me një samurai. Aftësitë e tij janë kaq unike saqë mund te ndajë në feta fare lehtë një kokërr bizele. Fillimisht ai ishte ndërtuar për objektet e prodhimit, në të cilat përpikmëria dhe saktësia janë shumë të rëndësishme. Kjo është dhe arsyeja pse aftësitë e tij krahasohen me ato të një samurai.

 

9. CHEETAH – Roboti këmbëshpejtë

Boston Dynamics ka ndërtuar shumë robotë, të cilët të lënë pafrymë dhe Cheetah është vetëm një prej tyre. Ai është roboti me këmbët më të shpejta në botë duke tejkaluar 47km/h. Ky është rekordi më i ri, pasi ai i mëparshëm ishte 21km/h, i vendosur në vitin 1989 në MIT.

 

8.Roboti insekt, me aftësinë për të ecur mbi ujë

Në disa raste ndodh që frymëzimi për ndërtimin e robotëve vjen nga natyra. Duke studiuar insektet, të cilat largoheshin nga sipërfaqja e ujit pa u fundosur, hulumtuesit krijuan një robot, i cili kishte një peshë shumë të lehtë dhë mund të kërcente. 


7. "HECTOR", një robot që mund të përshtatet me mjedisin.

Emri aktual i këtij roboti është Hexapod. Ai ka gjashtë gjymtyrë të pavarura, që i japin atij aftësinë për tu përshtatur në çdo terren. Roboti është modeluar si një insekt me trup të hollë dhe të gjatë. Hector ka një eksoskelet të lehtë të bërë nga material plastik i përforcuar me fibra karboni (CFRP). Së bashku me sensorët e tij të shumtë dhe kamerat me rreze të shkurtër, ky robot unik ka edhe 18 nyje pasive elektrike, që imitojnë mënyrën sesi veprojnë muskujt.

 

6. SPOT, “THE Kickable” Robot

Ky robot është versioni më i vogël i prodhuar nga Boston Dynamics për robotin e quajtur Big Dog. Ai peshon rreth 73kg dhe është projektuar për aplikime të  brendshme dhe të jashtme. Roboti ka aftësinë që mund të balancojë vetveten edhe kur është shumë i shqetësuar nga mjedisi i jashtëm. Kështu që edhe nësë ju e godisni, ai mund të shpëtojë veten nga rënia. 

 

5. Robo-Roach(The robot cockroach)


Ky robot është i vogël dhe është mjaft fleksibël për të shkuar nëpër hapësirat e vogël si një kacabu. Pritet që ai të përdoret për operacionet e vëzhgimit në ushtri.


4. Roboti Gecko

Ky është përsëri një robot i projektuar për mbikqyrje gjate operiacioneve të ndryshme ushtarake. Ai ka aftësinë të ngjitet nëpër mure duke përdorur mikrofibrat që gjenden tek gishtat e tij.


3. Roboti vetëshërues

Hulumtimet për këtë robot janë drejtuar nga Jean-Baptiste dhe Universitetit Marie Curie në Paris. Ideja themelore ishte për të ndërtuar një robot, që reagon kur gjymtyrët e tij pësojnë dëmtime, ashtu sikurse reagojne dhe kafshët kur plagosen. Thelbi i këtij programit është të ndërtojë disa njohuri bazë për mënyrën se si lëviz roboti dhe të caktojnë nëse ata mund të jenë të dobishëm gjatë një krize.


2. Bat si një robot qe edhe mund të ecë 

Ky robot mund të fluturojë dhe ecinë. Ky robot përdoret për të vëzhguar, inspektuar dhe për të monitoruar zona me një sipërfaqe të gjerë. Për këtë arsye ,ai u ndërtua me dy aftësi për të ecur dhe për të fluturuar.


1. HUBO, roboti humanoid

Të gjithë robotët, që kemi diskutuar deri tani janë specializuar në një ose dy gjëra. HUBO është një robot, i cili kryen shumë funksione dhe detyra. Ai u projektua në fillim në Korenë e Jugut nga ekipi i KAIST-it  për të konkurruar në një konkurs për DARPA në SHBA në vitin 2005. Versionet e fundit të këtij roboti mund të bëjnë gjeste komplekse duke përdorur pesë gishta si edhe të kryejë një gamë të gjerë të detyrave që i caktohen.


Më të lexuarat